MЁNYRA E ABDESIT

 
Marrja e pasurisė-hises padrejtėsisht PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 23 mars 2009
Pyetje:
Prindërit e mi kanë jetuar në një fshat. Babai im i ka 4 vëllezër. Aty 
kanë pasur konflikt brenda familjes. Babai im ka qenë më i urti, ata i 
kanë bërë zullum dhe ai është detyruar ta shet dukatin e martesës 
dhe të ik jashtë vendit. Me ndihmat që i janë dhënë për fëmijë në 
Gjermani ai iu ka ndihmuar vëllezërve të vet edhe pse ata i kanë bërë 
zullum më parë. Më vonë ata janë ndarë dhe e kanë marrë për vete 
krejt tokën. Prej asaj kohe kur janë ndarë ne i kemi tubuar paratë për 
ta blerë një banesë në Kosovë. Tani që jemi kthyer ata më nuk po na j
apin hisen sepse e kemi blerë banesën. A është mëkat i atij që ua
ndan trashëgiminë bijve të vet e babit tim jo?
Edhe babai im i ka 6 fëmijë e vetëm një rrogë të vogël.


Përgjegje:
Nëse gjendja është ashtu siç e përshkruani, padyshim se babai i juaj paska pësuar padrejtësi nga vëllezërit e tij. Lus Allahun që ata të pendohen për veprimet e tyre para se ata të vdesin dhe hallallosen me babin tënd, e nëse këtë nuk e bëjnë, atëherë shpresoj që yt at t’i falë ata, përndryshe dënimi i Allahut është i ashpër për ata që përvetësojnë pasurinë e dikujt padrejtësisht. Padyshim se më i miri është ai që falë edhe kur i bëhet padrejtë dhe do të shpërblehet dyfish; për padrejtësinë ndaj tij dhe për faljen dhe tolerancën që e bën për hir të Allahut. Si duket babi yt këtë e ka kuptuar mirë, kur i ka ndihmuar materialisht vëllezërit e tij edhe pse ata nuk janë sjellë mirë me të. Allahu e shpërbleftë me të mira për atë që e ka vepruar!
Nëse gjyshi i juaj ka ndërruar jetë dhe ka trashëguar pasuri, pavarësisht vendit se ku ka jetuar babai i juaj, edhe ai ka pasur të drejtë apo hise në mallin e trashëguar. Të drejtën e tij të trashëgimisë, nëse vëllezërit e tij nuk ia japin, ai mund ta nxjerrë atë edhe nëpërmjet gjyqit apo formave të tjera të ndarjes së drejtësisë.
E sa i përket banesës që ju e keni blerë, ajo nuk ka të drejtë që të bëhet pjesë e pasurisë së përbashkët dhe të konsiderohet si hise e trashëguar. Ajo banesë i takon vetëm tët baba dhe nuk mund të konsiderohet ajo si pasuri e përbashkët e trashëguar nga gjyshi, pasi atë me mundin e vet e ka blerë biri i tij.


Allahu e di më së miri!



                                                      Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.