MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė mėkat tė gėnjesh, pataj tė tregosh tė vėrteten? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 22 mars 2009

Pyetje:

Selam alejkum!
A është mëkat të gënjesh, pastaj të tregosh të vërteten?



Përgjegje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Gënjeshtra, motër e nderuar, është e ndaluar në çdo kohë dhe nuk lejohet të bëhet edhe atëherë kur e ke qëllim që të vërtetën dhe realitetin ta tregosh më vonë. Allahu në Kur’an thotë:
“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë
(në fjalë dhe në vepra)!”  (Tevbe, 119)

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “"Përmbajuni sinqeritetit, sepse sinqeriteti udhëzon për në bamirësi, ndërsa bamirësia udhëzon për në Xhenet! Njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në të folur) dhe kërkon sinqeritetin derisa të shkruhet tek Allahu si i sinqertë. Dhe largohuni nga gënjeshtra, sepse ajo çon drejt shthurjes, ndërsa shthurja çon për në zjarr! Njeriu vazhdon të gënjejë dhe e kërkon gënjeshtrën saqë shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”  (Transmeton Muslimi).

Besimtari duhet ta ketë sinqeritetin tipar të tij në të gjitha rastet dhe në çdo rrethanë. Gënjeshtra nuk bën të përdoret as për të bërë shaka. Shakaja është lejuar në Islam, nëse përmban të vërtetën dhe nuk është e mbështjellë me gënjeshtër si dhe nuk teprohet në të



                                     Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.