MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur feja del jashtė xhamisė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi   
e diel. 22 mars 2009
 E drita e islamit është më e madhe sesa të ketë mundësi ta shuajë dikush ngase atë e ka marrë përsipër Allahu për ta ruajtur...
  







            Të gjithë jemi dëshmitarë se për gjysmë shekull ishim nën pushtetin komunist.

Feja islame ka qenë e përkufizuar po thuajse vetëm nëpër xhami, në raste vdekje apo të ngjashme me to.
            Hoxha kishte në dispozicion vetëm xhaminë për të folur dhe në të me shumë kujdes se çfarë po flet, mos po e prek Partinë Komuniste qoftë dhe pa qëllim, e vaj halli pastaj për hoxhën, e ndoshta edhe për xhematin. 

            Ndërsa jashtë xhamisë, hoxhës gjegjësisht imamit të fshatit i jepej mundësia të kontaktonte me masën e gjerë zakonisht nëpër raste vdekje, zaten për këtë e paguanin dhe thoshin se hoxhën e kemi për të tilla raste dhe në të hoxha e ka rendin e të folurit.

          Çfarë do të thotë se sikur të mos ishte çështja e vdekjes gjegjësisht e xhenazeve për t`i larë dhe varrosur, shumëkush do ta kishte numëruar të panevojshëm hoxhën. E pastaj hoxha "i gjorë" është munduar që qëndrimet nëpër raste vdekjesh t`i shfrytëzojnë për t`ua shpjeguar njerëzve fenë.
          Kjo është një e vërtet në të cilën kanë jetuar hoxhallarët dhe Bashkësia Islame gjatë pushtetit komunist, këtë e kam përjetuar pak edhe vetë, kur kam shkuar në medrese në vitet e tetëdhjeta të gjithë pothuajse më thoshin: "Do të bëhesh hoxhë ii xhenazeve"?! gjë që ishte shenjë nënçmimi dhe prapambeturi, bile bile thoshin se as nuse nuk ka për të dhenë askush.

            Përderisa jashtë xhamisë, nëpër shkolla dhe media përhapej më të madhe ideja "marksiste-leniniste" se feja është "opium" nëpërmjet së cilës hoxhallarët, gjegjësisht krerët fetarë te çfarëdo feje qofshin i dehin njerëzit, respektivisht i mashtrojnë ata e i bëjnë budalla me përralla të vjetra kinse për përfitime personale.

          Ashtu siç u përhapte ideja se kjo botë është krijuar vetvetiu, rastësisht dhe se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.
          Ky realitet krijoi një bindje te masa e gjerë në veçanti tek intelektualët, ku më së shumti ishin të ndikuar nga sistemi komunist, se feja ka lidhje vetëm me xhami, vdekje dhe kaq.
          Ndërsa që feja të dalë e të përzihet edhe jashtë këtyre dy segmenteve të jetës, këtë nuk kanë mundur as ta ëndërrojnë.

          Deshi Allahu dhe ra komunizmi, kaloi edhe koha e luftës dhe erdhi liria dhe bashkë me të doli edhe feja nga xhamia, doli jashtë xhamisë për t`i përfshirë edhe ato mosha dhe ato shtresa të njerëzve të cilët pothuajse kurrë nuk ishin vërejtur nëpër xhamia dhe si dashamirë të fesë.
            Doli jashtë xhamisë për ta përfshirë profesorin dhe intelektualin në zyrën e vet, për ta përfshirë politikanin në partinë e tij, studentin në fakultetin e tij, nxënësin dhe mësuesin në shkollën e tyre, për t`i përfshirë pleq dhe të ri, gra dhe fëmijë.

            Doli jashtë xhamisë për ta konsideruar myslimani fenë jo vetëm pjesë të pandashme të jetës së tij, por krejt jeta e tij të jetë brenda fesë, kështu që tashmë shkollohet dhe e do shumë shkencën ngase është pjesë e fesë dhe obligim fetar,  ruhet nga dukuritë negative të shoqërisë ngase është pjesë e fesë, shkon në xhami ngase është pjesë e fesë, punon për të mirën e popullit dhe të shtetit ngase është pjesë e fesë, e respekton të vjetrin dhe e mëshiron të voglin ngase është pjesë e fesë, viziton të afërmin dhe mban lidhjen farefisnore ngase është pjesë e fesë, është shumë serioz dhe i përpikët në punë ngase është pjesë e fesë dhe kështu më radhë çdo pjesë të jetës së tij e numëron pjesë të fesë, sepse myslimani është i bindur se jeton për Allahun dhe me Allahun dhe do të shkojë tek Ai për t`u kënaqur për të mirat e Tij, në këtë botë dhe në botën tjetër.
          Ky kuptim gjithëpërfshirës i fesë nuk ka qenë më herët, largimi i komunizmit dhe ardhja e demokracisë i kanë ndihmuar shumë këtij kuptimi.

          Mirëpo nga ana tjetër ne e kuptojmë fortë mirë se shumë njerëz të shoqërisë sonë i pengon dalja e fesë nga xhamia, i pengon një realitet i tillë, ashtu siç i ka penguar edhe ata që kanë qenë para tyre dhe gjithherë dike e pengon diçka.
          Nga kjo mundohen ta luftojnë e ta ndalin atë, por drita e diellit nuk fiket me gojë.
          E drita e islamit është më e madhe sesa të ketë mundësi ta shuajë dikush ngase atë e ka marrë përsipër Allahu për ta ruajtur dhe se ne tashmë fatmirësisht jetojmë në një periudhë ku njeriu mund të flasë çfarë të dojë (nëse ia banë fytyra), por jo edhe t'i pengojë të tjerët, ka ikur ajo kohë, ka dale një ditë e re më shumë gjëra të reja, por ja që jo të gjithë zgjohen në agim, apo me lindjen e diellit, disa zgjohen më vonë "bile disa dreka i zënë fjetur", por me gjithë atë prapë zgjohet dikur edhe pse me vonesë, e kjo është mirë.


        Dhëntë Zoti që edhe ata që janë fjetur ende, të zgjohen e të jetojnë me këtë realitet të ri, gjë që shpresoj se edhe do ta bëjmë.
Inshallah!  Selam aeljkum we rahmetullah!


                                                    Epoka e Re

.

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.