MЁNYRA E ABDESIT

 
Mes’hi (fėrkimi i ēorapėve) dhe kush e zhvlerėson atė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e enjte. 23 nėntor 2006

Ligjshmëria e fërkimit mbi meste dhe mbi gjithçka që ka të njëjtin kuptim, si p.sh.: çorapat, etj., vërtetohet me Kur’an dhe Sunet. Nga Kur’ani, ajeti i larjes së këmbëve në abdes është transmetuar edhe me fërkimin e tyre. Ndërsa, nga Suneti, dëshmi për ligjshmërinë e fërkimit mbi meste gjatë abdesit është hadithi i Profetit (alejhi selam):
“Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe mbath mestet, po deshi, mund të fërkojë mbi to dhe të falet e të mos i heqë ato, përveçse kur është xhunub. (Hadithi i vërtetë. Darekutni dhe Hakimi, i cili e ka vërtetuar).

Imam Neveviu thotë: ”Të gjithë ata të cilët janë të kualifikuar për ixhma (konsensus), bien dakord me mendimin se është e lejuar për të marrë mes’h mbi çorape (si gjatë udhëtimit ashtu edhe në shtëpi), nëse është një veprim i nevojshëm ose jo (madje edhe një grua e cila rri në shtëpi apo një invalid që nuk mund të ecë, mund ta bëjë një gjë të tillë).

Mes’h i jipet pjesës së sipërme të këmbës (çorapës). Aliu (radijallahu anhu) ka thënë:  “Nëse feja do të ishte bazuar në logjikë, atëherë, mes’hi do të ishte më i përshtatshëm për t’u marrë në pjesën e poshtme të çorapës”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Darakutni me zinxhir sahih.) 

Çka e bën mes’hin të pavlerë:
Mes’hin e prish njëra nga këto tri gjëra:

1) Kalimi i afatit të caktuar. Pra, për vendasin afati është një ditë e një natë ndërsa për udhëtarin tri ditë e tri net dhe nuk lejohet shtimi i kësaj kohe. Shurejh bin Hani ka thënë: “ E pyeta Aishen (radijAllahu anha) në lidhje me marrjen e mes’hit mbi çorapë dhe ajo u përgjigj: “Për udhëtarin tri ditë e tri net, ndërsa, për personin që nuk udhëton një ditë dhe një natë.” (Transmeton Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe).

2) Xhunubllëku. Safvani ka thënë: “Resulull-llahu (sal-lall-llahu alejhi ue selem) na urdhëronte që kur jemi në udhëtim mos t’i nxjerrim mestet tona tri ditë e tri net, përveç nëse ishim xhunub, kurse sa i përket nevojës së madhe, urinës dhe gjumit , nuk ka nevojë të hiqen mestet. (Tirmidhiu)
 
3) Heqja e mesteve prej këmbës, pasi u është dhënë mes’h atyre ngase nëse ato zhvishen, atëherë këmbët duhen larë, sepse ndryshe abdesi nuk konsiderohet i vlefshëm.
Aliu (radijall-llahu anhu) ka thënë: “Resulull-llahu (sal-lall-llahu alejhi ue selem) caktoi tri ditë e tri net për udhëtarin, kurse një ditë e një natë për vendasin.” (Muslimi).
Gjithashtu, kushtëzohet që për t’i dhënë mes’h mesteve duhet që të jenë të mbathura me abdes. Mugire Ibn Shabe (radijall-llahu anhu) ka thënë: “Një natë isha me Resulull-llahun (sal-lall-llahu alejhi ue selem) në udhëtim, e unë qitja ujë për të marrë abdes, e ai lau fytyrën, duart deri në bërryl, fërkoi kokën, e pastaj desha t’ia nxjerri mestet e tija (nga këmbët), e ai (sal-lall-llahu  alejhi ue selem) më tha: “Leri ngase unë i kam mbathur të pastërta”, e mori mes’h. Mestet duhet të mbulojnë nyjet e këmbëve dhe të jenë të trasha në mënyrë që të mos duket lëkura nën to.
Gjithashtu, edhe mes’hi (fërkimi) mbi fashë është i lejuar dhe si argument për këtë kemi hadithin e Pejgamberit (alejhi selam): “Atij i mjaftonte të merrte tejemum dhe të lidhte mbi plagë një leckë e të fshinte mbi të, e pastaj të lante tërë trupin”. (Përzgjedhur nga Ebu Davudi.) Me të punon shumica e dijetarëve. Këto fjalë Pejgamberi (alejhi selam) i tha pas ngjarjes së dikujt që ishte vrarë në kokë, por që vdiq pasi e kishte larë atë. Por, në këtë rast, në rastin e fërkimit mbi fashë nuk kushtëzohet pastërtia dhe as kohëzgjatja, por kushtëzohet që fasha të mos jetë më e madhe se plaga. Nëse plaga shërohet, mes’hi (fërkimi) nuk vlen më dhe ish vendi ku ka qenë plaga duhet larë.

Mes’hi jepet në këtë mënyrë: me dorën e djathtë të lagur e fërkon mesten e djathë duke filluar prej gishtërinjve e sipër deri në zogun e këmbës dhe gjithashtu edhe mesten e majtë me dorën e majtë në të njëjtën mënyrë.

Përgatiti: Eglantina Muça

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.