MЁNYRA E ABDESIT

 
Largo brengat PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Vlera Mema   
e shtunė. 21 mars 2009

Te njeriu pa ndërprerë ndërrohen dy gjëra: Lumturia dhe fatkeqësia.







Te njeriu pa ndërprerë ndërrohen dy gjëra: Lumturia dhe fatkeqësia. Ndërrohen në periudha të ndryshme kohore, varësisht nga ajo se a janë prezent besimi dhe veprat e mira.
Themelin asaj që neve më së tepërmi na afron kah arritja e një jete të këndshme, e gjejmë në besim dhe në kryerjen e veprave te mira. I Lartësuari na ka lajmëruar dhe na ka premtuar shpërblim në këtë dhe në botën e ardhme për të cilin gjinden bashkë besimi dhe veprat e mira.

Lehtësimi dhe qetësimi i shpirtit ka shkakun më të madh në përmendjen sa më të shpeshtë të Allahut:

"...pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen" (Err-Rra'd, 28).

Kur njeriun përfshijnë mendimet e këqija, por edhe kur i ndodh diçka që do ta gëzojë ai e pranon atë, i falënderohet Allahut dhe e shfrytëzon atë për të mirë të përgjithshme.
Kur njeriun ta okupojë çmenduria nervore dhe kur zemra mbingarkohet me brenga, ai mund t'i largojë ato duke u angazhuar me ndonjë punë të dobishme. Pra, nëse dëshirojmë ta largojmë ankthin dhe shqetësimin që në tërësi ka okupuar mendjet tona, duhet t'u përkushtohemi obligimeve tona ditore, e me këtë do ndalemi së menduari mbi problemet e së ardhmes dhe së menduari negativisht.
Kur Allahu lëshon mbi robin e Tij fatkeqësi dhe vështirësi, ndërsa njeriu bën durim dhe është i kënaqur me caktimin e Allahut, i zvogëlohet pesha e fatkeqësisë dhe i bëhet më e lehtë për të.

Ai që kujdeset për të ardhmen e tij, një nga gjërat me të dobishme është bërja e duasë që i Dërguari, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, e ka bërë:

"O Allah, ma përmirëso fenë time, e cila është gjëja kryesore e imja, ma përmirëso këtë botë, ngase në të jetoj, ma përmirëso jetën e ardhme, ngase atje do të shkoj, ma mundëso të jetoj derisa jeta është e mirë (për mua) dhe më jep vdekje, kur vdekja do të jetë e mirë (për mua). Më mundëso që jeta ime të jetë përforcim në çdo të mirë, ndërsa vdekja ime, paqe dhe shpëtim nga çdo e keqe."  (Transmeton Muslimi).

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.