MЁNYRA E ABDESIT

 
Nė Kosovė ende promovohet "Darvizėmi" PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sadbere Hashani   
e enjte. 19 mars 2009

E  ne Kosovën tonë ende promovohet darvinizmi.      






Kosova, ky vend i vogël i Gadishullit ballkanik deri sa u bë shtet përjetoi dhunë, masakra gjenocid, terror. Dalngadal evoluoi deri te drita e shtetësisë së pavarur dhe jo-sovrane.

Kjo çerdhe e shqipeve, hoqi të zitë e ullirit duke kërkuar diellin e lirisë. Dhe posa lindi dielli i lirisë  me rrezet e  veta filloi t’i ngroh varrët e hapura ndër shekuj të shkaktuar nga krimbat gjigant.
Kur dhuna, masakra, terrori, gjenocidi pushoi, filloi një periudhë e re e korrupsionit,  mashtrimit, gënjeshtrës, nepotizmit.
Përballë vlerave, mjerisht gjërat mediokre zunë vendin në ballë të oxhakut. Sepse teoria paradoksale këtu në vend të dritës gabimisht njeh terrin.

‘’Unë jam darvinist’’ tha një i mitur në emisionin  "Një zë për ty", emision ky që udhëheqet  nga Ulpiana Lama.
Edhe përkundër premtimëve të funksionarëve të shtetit se ‘’Do ta bëjmë Kosovën vend ku do të ndërtohen shkolla me standarde dhe cilësi evropiane‘’ ende nëpër librat shkollore mësohet teoria e ‘’famshme’’ se njeriu ka prejardhjen prej majmuni, teori e cila ne Evropë e përkatësisht, në Angli nuk mësohet tash e pesëdhjetë vjet. Është e pavlefshme tash e pesëdhjetë vjet. E  në Kosovën tonë ende promovohet darvinizmi. Ku për të diturit,  kjo teori nuk ka ekzistuar ende pa filluar diku, ngase njeriu e ka prejardhjen nga Ademi alejhi selam, kjo  sqaruar në Kuranin Famëlartë nga Krijuesi Suprem qysh para 1400 vitëve.

Hezitimi i institucionëve    Kosovës për mosfutjen  e edukatës fetare në shkolla si lëndë mësimore, dhe dhënies përpërësi më tepër edukatës seksuale e cila nuk është tjetër pos edukatë shkatërruese e moralit, përkatësisht legalizimit të çështjëve të ndaluara në Kuran, po u kushton të rinjve. Kjo thjeshtë legalizon mardhëniet jo-legjitime me moton’’bën çka duash  vetëm përdor  preventiva kundër shtatëzanisë’’.

Për lirinë  e këtij vendi, u sakrifikuan shumë, e gëzojnë pak, ndërkaq ‘’të mëdhenjtë’’ jetojnë e kënaqën duke u zgërdhyer me kritikat e "peshqëve të vegjël në akuarium".

Kjo është koha kur udhëheq çdokush që zgjohet më heret, është koha kur ndodh gjithçka.

Kjo është fryma që fryen në Kosovë. Ështe fryma, ku gabimisht    vend të së bukurës  preferohet e shëmtuara.
Ky është paradoksi i shtetit tonë.
Ky është sistemi demokratik apo antitotalitarist që promovon vlera.     
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.