MЁNYRA E ABDESIT

 
Furnizuesi - (Er Rezak) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė. 18 mars 2009


“Allahu është furnizues i madh.” Dharijat, 58.  




Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është furnizues i madh.” Dharijat, 58. “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” Hud, 6.

Furnizues për të gjitha krijesat, ndaj nuk ka krijesë në botë vetëm se furnizohet me furnizim nga ana e Allahut të Lartësuar, i kapluar me bujarinë e Tij.

Furnizimi i Tij është dy llojesh:
1. Lloji i parë. Furnizim i dobishëm në të cilin nuk ka dyshim dhe nëpërmjet tij robi arrin nga synimet e larta dhe i cili është në duart e të Dërguarit të Allahut me udhëzimin dhe porositë e këshillat e tij, e ky gjithashtu është dy llojesh:

a) Furnizim i zemrës me dituri të dobishme dhe besim të drejtë. Zemrat s’mund të përmirësohen e as të shpëtojnë përderisa të arrijnë në njohjen e të vërtetave të dobishme dhe synimet e qëlluara, pastaj pajisja me moral të bukur dhe largimi nga morali i ligë, si dhe ajo me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut. Në të dy çështjet ka siguri dhe garanci të mjaftueshme.

b) Që Allahu ta furnizojë me hallall (të lejuarën) dhe ta largojë nga harami. Lloji i parë i furnizimit është synimi kryesor, ndërkaq ky lloj është vetëm mjet për të arritur tek i pari, ndaj kur Allahu e furnizon robin e Tij me dituri të dobishme, besim të drejtë, risk të lejuar dhe bindjen e plotë me atë që i ka dhënë, me këtë rast janë plotësuar gjërat e tij dhe është përqendruar gjendja e tij fetare dhe trupore dhe pikërisht për këtë lloj të furnizimit kanë ardhur tekstet në hadithe të profetit duke e lavdëruar.

2. Lloji i dytë. Është ofrimi nga ana e Allahut të Lartësuar të gjitha llojet e ushqimeve me të cilat ushqehen krijesat të mirët dhe të këqijtë, të ngarkuar me obligime e të tjerët, kjo mund të jetë me hallall apo haram dhe kjo është ndarje e mospajtimeve në çështjen se harami (e ndaluara) a emërtohet si risk (furnizim) apo jo? Nëse kemi për qëllim llojin e parë atëherë risku haram nuk emërtohet si risk, ngase robi kur kërkon nga Allahu ta furnizojë nuk dëshiron vetëm se furnizim të dobishëm në fe dhe në trup, e nëse kemi për qëllim llojin e dytë e ai është furnizim i përgjithshëm, atëherë hyn në të, ngase nuk ka krijesë vetëm se Allahu përkujdeset për furnizim të saj, kështu thuhet edhe për begatinë, mëshirën e të ngjashme me ato.

 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.