MЁNYRA E ABDESIT

 
Ligjshmėria e tejemumit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e enjte. 23 nėntor 2006




Ligjshmëria e tejemumit, çfarë e prish atë dhe farzet e tij.
 

Allahu i  Madhëruar thotë në suren Nisa, ajeti 43:  Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim dhe kryeni nevoja personale ose bëni marrëdhënie intime me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhe të pastër dhe fërkoni fytyrat dhe duart tuaja.” 

Ndërsa i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Dheu është pastrues (abdesi) i muslimanit, edhe nëse nuk gjen ujë për dhjetë vjet. (Përzgjedhur nga Nesaiu dhe Ibn Hibani. Hadithi është i vërtetë.)

Gjithashtu, argument për lejueshmërinë tejemumit është edhe hadithi tjetër i transmetuar nga Ebu Umame në të cilin Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Çdo gjë që është në tokë është vend i pastër për t’u falur, për mua dhe umetin tim. Kurdo që një njeri nga umeti im dëshiron të falet, ai ka diçka me të cilën ta pastrojë veten e tij. Kjo gjë është dheu”. (Transmeton Ahmedi).
Ekziston konsensus midis dijetarëve se tejemumi është pjesë e ligjshme e sheriatit, sepse në rrethana të caktuara, ai zëvendëson abdesin apo guslin. Kur dikush kërkon ujë kudo dhe i bën të gjitha sebepet për të gjetur ujë  dhe përsëri nuk gjen dhe as diçka që të marrë tejemum, falet pa abdes dhe pa tejemum pasi t'i ketë bërë të gjitha sebepet dhe namazi në këtë rast nuk përsëritet më, sepse Profeti (alejhi selam) dhe shokët e tij janë falur pa abdes para se të lejohej tejemumi dhe nuk e përsëritën namazin pas zbritjes së ajetit të tejemumit.

Tejemumin e prishin këto gjëra:

1) Çdo gjë që prish abdesin e prish edhe tejemumin sepse ai është zëvendësues i tij.

2) Gjetja e ujit, për atë person i cili nuk ka gjetur, para se të hyjë në namaz ose gjatë tij. Nëse uji gjendet pas namazit, atëherë namazi është i saktë dhe nuk përsëritet më.  
 

Farzet e tejemumit:
 

1) Nijeti.
“Veprat vlerësohen sipas qëllimit (që ka njeriu)  dhe çdo njeriu i takon ajo që ka patur për qëllim”.

2) Dheu i pastër, në bazë të ajetit kuranor: 
“ ….dhe ( nëse) nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun e pastër me duar ( merrni tejemum) !”  

3) Goditja e dheut me shputat e duarve.

4) Fërkimi i fytyrës dhe i pëllëmbëve me duart, pasi kanë rrahur dheun, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar:
“Fërkoni fytyrat dhe duart tuaja!” 

Ai person i cili ka marrë tejemum mund të bëjë gjithçka që ka qenë e ndaluar pa tejemum, si: namazi, tavafi, prekja e Kur'anit, leximi i tij apo qëndrimi në xhami.

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.