MЁNYRA E ABDESIT

 
A duhet ta ndryshoj emrin tim Zana? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 13 mars 2009
Pyetje:

Selamun alejkum ve rahmetullah nga Tetova!
Kam një pyetje rreth emrit tim.
Unë quhem Zana-që në gjuhën shqipe ky emër nuk e ka kuptimin
aq mirë të përcaktuar.
Ndërsa në disa fjalorë është i sqaruar si "një vajzë prej xhinëve që është shfaqur nëpër pyje dhe që ju ka ndihmuar njerëzve", e tëra kjo sipas mitologjisë shqiptare. Nëse emri im e ka këtë kuptim dhe nëse nuk i dihet kuptimi, a e kam haram ta mbaj atë dhe a më bëhet farz ta ndërrojë atë?
All-llahu ju shpërbleftë për punën që bëni...


Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullahi ve Berekatuhu!
Sa i përket përmbajtjes së emrit tuaj unë nuk kam njohuri se ç’kuptim ka, por në përgjithësi, nëse emri i dikujt është i keq apo i urryer, atëherë preferohet të ndërrohet ai emër. Ka ndodhur në disa raste, që i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ua ka ndërruar emrat disa grave e disa burrave. Madje edhe emërtimet e vendeve nëse kanë qenë të këqija, i ka ndryshuar.
“Ibën Omeri tregon se Omeri e kishte një vajzë me emrin Asije që do të thotë, kundërshtuese apo mëkatare, ndërsa i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka emërtuar Xhemile, që do të thotë bukuroshe.” (Shënon imam Muslimi)

Allahu e di më së miri!



                                        Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.