MЁNYRA E ABDESIT

 
Miqėsia me Kur’anin ėshtė gjithmonė jetėsore PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e premte. 13 mars 2009

Për mikun nuk është e vështirë të vdesësh, po ku ta gjejmë atë mik?





Miqësia ka rëndësi të madhe dhe vendimtare në konceptimin dhe realizimin e jetës. Po fillojmë me një thënie të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

Nëse dy persona duhen për hir të Allahut në këtë botë, në botën tjetër do t’ua kanë lakmi shehidët dhe të dërguarit”.

Njeriu ka nevojë gjithherë për miqësi, sidomos për miqësi të vërtetë, të sinqertë, pa interesa çfarëdo qofshin ato: grupore, materiale, karriere, politike, etj. Nuk do mend se miqësia është domosdoshmëri e jetës, madje vërehet dukshëm që edhe të miturit sapo fillojnë t’i kuptojnë gjërat, mes tjerash kërkojnë edhe shoqërinë e tyre, edhe pse këtë grup njerëzish e lidh vetëm loja.

Edhe pse miqësia gjatë gjithë jetës ka ngritje, ulje, zhgënjime, gëzime, etj., ajo prapë është e pashmangshme për njeriun.

Me gjithë karakteristikat që bart me vete, miqësia dhe llojet e shoqërisë: nga kopshti, shkollat, studimet, puna, ushtria, lufta, etj., miqësia e mirëfilltë mbetet gjithmonë jetësore, e ndërsjellë dhe besnike, sepse në miqësi të vërtetë i nxjerr sekretet, gjërat që të mundojnë, dilemat, kërkon këshillë apo mendime për ndonjë veprim apo vendim që duhet marrë, etj. Tek miku njeriu gjen ngushëllim dhe prehje nga monotonia dhe zymtësia e jetës.

Të urtët (dijetarët, shkencëtarët e analistët) e të gjitha kohëve, idetë dhe punimet e tyre së pari ia shpalosnin mikut e pastaj e vazhdonin punën.

Tek të gjithë popujt dhe tek të gjitha besimet ekzistojnë miqësi individuale dhe familjare. Në Islam kjo veti është shumë e shprehur për të mirë në të gjitha periudhat, por shembujt më të bujshëm janë nga periudha e jetës së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, madje forcimin e saj e bënin edhe me martesa të ndërsjella në mes vete.

Është e vërtetë se kur ke miq ndihesh më mirë shpirtërisht dhe emocionalisht, sepse njerëzit e miqësuar, për shembull si në kohën e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kanë pasur më shumë gjallëri, vullnet, dëshirë, tolerancë, harmoni, mirëkuptim, etj. Më lehtë i kanë arritur objektivat e tyre, sepse s’ka pasur djallëzi mes tyre siç ka sot dhe synim postesh siç bëjnë sot. Me lehtësime i kanë kapërcyer vështirësitë e jetës, sepse ia lehtësonin dhimbjet njëri-tjetrit çfarëdo që kanë qenë ato, familjare, politike apo shtetërore. Miqësinë e sinqertë që posedonin këto gjenerata të arta, e bartnin edhe tek familjet e tyre (gratë dhe fëmijët) me kultivim, sepse synonin pasqyrim të shëndoshë e të gjithanshëm në jetët e tyre.

Shumë shkencëtarë pajtohen me atë që, miqtë duhet të lidhen me gjini të njëjtë, për shkak të mentalitetit të trashëguar bile edhe në këtë shekull thonë ata, janë të përfolura madje edhe nuk kanë njohuri rreth asaj “miqësie” të gjinive të kundërta.

Në këtë rast mund të themi se thashethemet janë bërë një dukuri ogurzezë për njerëzit e kombit tonë, prandaj për shkak të kësaj cilësie të ulët dhe të mete të trashëguar nga familjarët, shumë herë detyrohemi të kërkojmë miqësi të sinqertë për t’i tejkaluar vështirësitë, përballjet dhe sfidat e jetës, ngaqë sot dominon miqësia e interesit dhe pasionit. Por, për ta arritur miqësinë e qëndrueshme duhet të jemi shumë altruistë, d.m.th., të japim nga vetja çdo gjë madje edhe jetën po qe nevoja.

Po e themi këtë ngaqë altruizmi është virtyti më i lartë i njeriut, sepse të shndërron në shëmbëlltyrë, mirëpo thotë një fjalë e urtë:

“Për mikun nuk është e vështirë të vdesësh, po ku ta gjejmë atë mik?”

Vërtet, sot kemi ardhur në një kaos të tillë, sepse kemi të pranishme lloj-lloj rrymash nga vendas e të huaj. Të gjithë kanë qëllimet e tyre dhe gjithnjë luftojnë drejt realizimit të aspiratave e synimeve që kanë, qofshin ato politike apo misionare, dhe në këtë rast nëse ju preket interesi i tyre menjëherë fillojnë ndarjet dhe armiqësitë.

Shumë shpesh dëgjojmë ose edhe e lexojmë një thënie:

“…miqtë nga vendet e ndryshme…” (fjala është për funksionarë, qofshin ata politikanë apo misionarë), mirëpo këtu menjëherë lind pyetja deshëm apo nuk deshëm; çfarë synimi po përmban kjo miqësi? Çka po të sjellë kjo miqësi e tyre?

A nuk është realitet që nëse një i huaj të sjellë diçka, ai të shndërron në skllav, forcë punëtori dhe lypës? Mandej, në anën tjetër të thur vargje se unë e kam për të mirën tënde dhe vetëm duke bashkëpunuar ia arrijmë synimeve tona që t’i realizojmë si duhet.

Dikush ose nuk i sheh ose nuk dëshiron t’i sheh këto gjëra, për shkak që ëndërron të jetë: “i famshëm”, “i zëshëm”, “prestigjioz”, “i njohur”, etj., dhe nuk sheh me sy të vërtetë në këtë botë kalimtare, ndërsa për shoqërinë qartë i sqaron të gjitha hadithi i Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sipas të cilit:

“Nuk është prej neve ai i cili nuk ia do të mirën vëllait të vet ashtu siç ia do vetvetes”.Pra, ata të cilët na e duan të “mirën” le të na lënë të menaxhojmë ne vet në vendet tona me ato mjete që po na i ofrojnë, sepse guri më së rëndi peshon në vend të vet dhe luga e din se çfarë ka vegshi brenda. E nëse duan miqësi ashtu siç duhet të ekzistojë miqësia, jemi të gatshëm si popull dhe na njeh historia për këtë.

Pas të gjitha këtyre që u thanë dhe për t’i ikur deri në skajshmëri thashethemeve, shpifjeve, gënjeshtrave dhe matrapazllëqeve që po na i sjellin valët dhe erërat nga jashtë si dhe duke e ditur se edhe pa miqësi jeta është e pamundur për t’u jetuar, këshillojmë që sot ta kemi mik vetëm Kur’anin dhe Sunetin e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sepse kështu kurrë nuk zhgënjehemi dhe nuk vijmë në situatat e pozitat e lartpërmendura fyese, por përkundrazi, na shtohet dija, zbukurohemi dhe privilegjohemi me shoqërinë më të lartë dhe më prestigjiozen në të dy botët.  

 


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.