MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrballja me problemet personale PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 10 mars 2009


Problemet janë pjesë e jetës.
 
 



Nga Shejkh Selman el-Audah

Kush nuk ka probleme?Problemet janë pjesë e jetës. Nëse nuk do të kishte distancë dhe ndarje, njerëzit nuk do ta njihnin kurrë gëzimin e takimit dhe ribashkimit. Nëse nuk do të kishte varfëri, njerëzit nuk do të njihnin kurrë pasurinë. Dhe nëse nuk do të kishte keqardhje, njerëzit nuk do të njhinin gëzimin.Në këtë mënyrë, Allahu e ka bërë dunjanë një vend në kalim, ku kënaqësia është e shoqëruar nga dhimbja dhe të qeshuart me të qara, një dunja ku niveli dhe ashpërsia e vuajtjeve është e barazpeshuar me një nivel të lumturisë që një person ndjen kur ajo dhimbje largohet.

Çdo shtëpi ka problemet e saja, siç ka çdo zyre pune, korporatë dhe vend. Çdo shpirt është i prekur me problemet e tij të brendshme. Kur një person e di që vetvetja e tij nuk përmbush çfarë ai kërkon dhe nuk përmbush supozimet e tij dhe që shpesh e turpëron atë dhe e bën të ndihet keq, atëhere çfarë mund të presë ai prej të tjerëve?
Çfarë mund të shpresojë ai, të presë nga vështirësitë që ngrihen nga ndërveprimi në shoqëri, nëse ato ndodhin brenda familjes apo midis fqinjve apo midis kolegëve dhe partnerëve në biznes ose me ata që ai takon në rrugë?

Përkundër gjithë kësaj vjen mirësia, miqsia dhe mirëqënia njerëzore që ndërveprimet shoqërore sjellin atë që një person i izoluar kurrë nuk mund t’i shijojë.Të këqijat që viejnë duke u izoluar janë shumë më të mëdha sesa pakënaqësia duke ndërvepruar me të tjerët.
Sa njerëz janë përpjekur për t’i zgjidhur problemet e tyre duke i prerë lidhjet me të tjerët dhe duke u izoluar? Ata kërkojnë t’i zgjidhin problemet e tyre me diçka që është në vetëvete e sëmurë. Një grua ndjen që ajo nuk mund të durojë më sjelljet e burrit të saj dhe e shikon divorsin si të vetmen zgjidhje. Pastaj kur merr atë që dëshiron, ajo ndiehet si një njeri që don të vrasë veten nga vetmia dhe fillon të mendojë për një rrugë për të rregulluar atë që ka bërë.
Një punëtorë ndiehet sikur nuk mund të durojë më punën e tij, prandaj heq dorë nga ajo. Pas njëfarë kohe ai fillon të fusë njerëz për ndërmjetsim që të rimarrë edhe njëherë postin që ka patur. Kjo ndodh sepse nuk është e udhës të ngutemi për të marrë vendime të ekstresme, duke menduar që në këtë mënyrë do të zgjidhim problemin. Kjo mënyrë e të vepruari shpesh mund të shkaktojë më shumë vuajtje sesa më progres.
Specialistët në problemet e menaxhimit kanë vendosur hapat praktike të paraqitur mëposhtë për të trajtuar problemet e kësaj natyre. Këto hapa mund të përmblidhen si mëposhtë:

1. Perceptimi dhe njohja e problemit.

2. Përkufizimi korrektësisht i problemit.

3. Kërkimi, ekzaminimi dhe gjetja e fakteve me fokus mbi të gjitha shkaqet.

4. Vendosja e alternativave dhe zgjedhjeve, pastaj vlerësimi dhe peshimi i tyre.

5. Përkufizimi i zgjidhjes që do të sjellë zgjidhjen më të mirë të problemit.

Këto hapa mund vetëm të vihen në praktikë nga një person, i cili i shikon problemet e tij me një qetësi dhe mendje të kthjellët. Reagimet që janë spontane dhe emocionale shërbejnë vetëm për të turbulluar gjykimin e një njeriu, duke e bërë atë t’i duket që zgjidhja e vetme është ta shkëpusë veten e tij nga burimi i problemit dhe nga çdo gjë që lidhet me të.
Problemi aktualisht mund të vijë nga thellësia e karakterit të një personi ose historia personale dhe nuk mund të zhduket kollaj. Ka mundësi gjithashtu që mund të vijë nga rrethana të pashmangshme, jashta kontrollit të personit.
Shpesh ne jemi të rrethuar me probleme dhe vështirësi. Kjo nuk do të thotë se ato nuk janë reale. Ata me siguri janë të tilla. Por shpesh, ne kemi rrugë shumë të mira për t’i zgjidhur ato. Nuk duhet që ne të jetojmë me to. Ne kemi nevojë të kërkojmë ndihmën e Allahut dhe të kapemi fort për litarin që Ai na ofron, duke përsëritur fjalët: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti kërkojmë ndihmë”.
Ne duhet t’i shohim problemet tona me objektivizëm dhe pastaj të përpiqemi t’i zgjidhim,  ose të paktën t’i minizojmë ato, pa i lënë që të na marrin frymën ose të na mbajnë peng. Problemet tona nuk duhet të na bëjnë ne të ndërpresim punën dhe të bëhemi pasiv. Ne gjithashtu, për disa probleme që nuk mund t’i zgjidhim në kohën e tashme,  duhet të presim zgjidhjen nga Allahu, në duart e të Cilit qëndrojnë të gjitha zgjidhjet që të na çlirojë ne nga problemet.

Në të njëjtën kohë, nuk ka dyshim që pritja për çlirim nga Allahu është një form adhurimi përderisa është pjesë e të qënurit i durueshëm. Kjo na sjell në vëmendjen tonë një fakt shumë të rëndësishëm që shpesh kapërcehet. Shumë probleme mund të zgjidhen por jo duke kapërcyer radhën e gjërave. Ato duhet të shikohen një nga një. Nxitimi mund të çojë në thellimin e problemeve.

Durimi pra, është i nevojshëm në të gjitha rastet. Si rezultat, ne jemi të inkurajuar- në fakt të urdhëruar- që të jemi të durueshëm. Fjala durim, në të gjitha format morfologjike, gjendet në Kur’an rreth 103 herë. Pa durim për t’i zbukuruar veprat tona, përpjekjet tona nuk japin asgjë. Kjo është ajo që Umari ka nënkuptuar kur ai ka thënë:
 
Ne gjetëm më të mirën nga jetët tona në durim”. [El-Bukhari (6104)]
Ne mund të zgjidhim disa probleme me ndihmën e Allahut dhe mund t’i minimizojmë të tjerët. Përsa i përket atyre problemeve, për të cilat ne nuk mund të gjejmë një zgjidhje,  duhet të bëjmë të pamundurën për t’i lehtësuar ato. Nëse një person do të marrë një kub,  jo më të madh sesa pëllëmba e dorës së tij dhe pastaj ta vendosi para syve të tij, ai kub i vogël do të bllokojë shikimin e tij. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për problemet që ne i bëjmë më të mëdha sesa janë realisht dhe shpenzojmë një pjesë të madhe të jetës sonë duke u marrë me to, e duke i bërë një pengesë serioze që ne të lëvizim përpara dhe të jetojmë në një mënyrë produktive.

Një poet klasik arab, Mutanabih shkruan:
“Syri i një personi të vogël i bën gjërat të duken si të mëdha, dhe syri i një personi të madh i bën mjerimet e mëdha të duken të vogla”.
dhe

“Kur një burrë rritet me frikën e vdekjes
Arritja e tij bëhet ngjarja më e lehtë”.

Pa dyshimin më të vogël, një person do të ketë konflikte me familjen e tij, ngandonjëherë sepse ata janë të shqetësuar për të dhe ngandonjëherë sepse ata janë të zemëruar me të, për shkak të dhunimit të zakoneve dhe normave të tyre dhe ngandonjëherë sepse ata e duan atë, ngandonjëherë edhe dashuria mund të sjellë streset e saja.
Njeriu do të përballet me vështirësi në shoqëri, në shkollën e tij dhe universitëti i tij, në punën e tij, me njerëzit që ai i zgjedh për të ndërvepruar me ta.

Ai do të ketë të bëjë me vështirësitë që do t’i dalin nga vetja e tij. Brenda tij do të ketë tendenca për të bërë mirë dhe tendenca për të bërë keq. Do t’i duket sikur brendësisa e tij do t’i thotë: “Pse ndodh që unë të thërras për në shpëtim, dhe ti më thërret për në zjarr?”
Njeriu me anë të lutjeve, devotshmërisë në adhurim dhe me përulshmëri, do të gjejë ndihmën e Allahut dhe mbështetjen e Tij. Allahu do ta begatojë atë me fuqinë dhe vullnetin që ai ka nevojë. Ai gjithashtu do të gjejë ndihmë dhe mbështetje nga vëllezërit e tij besimtarë, të cilët ndjekin të njëjtën rrugë.
Kur një problem del nga thellësitë e qënjeve tona, ne nuk duhet ta lejojmë atë të na rrëzojë. Ne duhet të fillojmë sërish me njëndjenjë çlirimi, duke marrë ngushëllim nga plagët tona dhe duke i bashkuar dëshirat tona të shpërndara. Ne duhet të mbajmë sytë tanë mbi të ardhmen në vend që të shikojmë mbrapa.
A nuk është Allahu Ai, i Cili është shumë Falës dhe e pranon pendesën tonë? A nuk jemi ne, qëniet njerëzorë, të prirura për të gabuar? Zemrat tona mund të pastrohen nga të kuptuarit që Allahu është falës dukë mbajtur shpresën me vete. Ne duhet t’i lëjmë mendjemadhësitë dhe pasionet tona më nj’anë, që ata të mos i vrasin shpirtërat tanë. Një besimtarë strehohet tek Zoti i tij dhe mban shoqërinë e njerëzve që do ta ndihmojnë atë t’i kapërcejë pengesat për gjatë rrugës dhe që do ta ndihmojnë atë për të forcuar vendosmërinë e tij.
Nëse njeriu do ta shtyjë veten lart çdo herë që ai heziton, me të vërtetë do t’ia dalë të ngjitet.



                                               Marre nga pastres.com
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.