MЁNYRA E ABDESIT

 
Mysafirėt PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Preteni   
e enjte. 05 mars 2009


Shembulli i kësaj bote është sikur një njeri ka ndërtuar një shtëpi dhe e ka stolisur...   



Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Shembulli i kësaj bote është sikur një njeri ka ndërtuar një shtëpi dhe e ka stolisur, ka vendosur në të të gjitha llojet e inventarëve dhe mjetet që i nevojiten një shtëpie dhe i ka ftuar njerëzit në këtë shtëpi.

Çdonjëri i cili vinte, e ulte me një kolltuk të butë dhe të rehatshëm dhe ia afronte një pjatë të mbushur me mish dhe vendoste përreth tij enë të çmuara dhe gjithçka që i nevojitej dhe i linte në shërbim të tij shumë shërbëtorë dhe robër. I mençuri e din se të gjitha këto të mira janë pronë e zotëriut të kësaj shtëpie andaj u relaksua dhe i shijoi të gjitha mjetet, kohën që ishte në atë shtëpi duke mos pasur simpati ndaj këtyre gjërave dhe nuk i pëshpëriti vetes që t’i ketë një ditë në pronën e tij, por u sjell me të zotin e shtëpisë ashtu siç e meriton mysafiri të sjellët me të zotin e shtëpisë, ulet atje ku ulë, hanë atë që i ofrohet, dhe nuk pyet asgjë për këtë se çka vepron i zoti i shtëpisë dhe pse vepron, duke i mjaftuar dituria e zotit të shtëpisë dhe bujaria e tij.
U fut në këtë shtëpi si bujar, u relaksua si bujar dhe u largua si bujar, kurse zoti i shtëpisë nuk ishte i hidhëruar me të.

Kurse ahmaku i pëshpëriti vetes tij që të banojë në këtë shtëpi, dhe t’i merr të gjitha mjetet nën pronën e tij, u sjell në të sipas epshit të tij, e filloi t’i mbartë mjetet dhe inventarin në një vend për t’i fshehur, çdoherë kur i zoti i shtëpisë i afronte ndonjë send, mendonte si ta ketë nën pronën e tij dhe të veçohet me këtë prej të gjithë mysafirëve. Megjithatë zoti i shtëpisë e shikonte se çka është duke vepruar derisa ai mendoi se i posedonte ato mjete dhe inventarë dhe se e gjithë shtëpia është në pronën e tij, dhe i drejtonte çështjet në këtë shtëpi sikur të ishte pronari i saj i vërtetë dhe e konsideroi si shtëpi të veten. Atëherë i zoti i shtëpisë i dërgoi robërit e vet dhe e nxorën prej shtëpisë me vrazhdësi dhe ia morën të gjitha që mendonte se i posedonte, nuk mori me vete asgjë prej mjeteve dhe inventarëve që i fshehu dhe i ruajti për vete dhe meritoi hidhërim prej zotit të shtëpisë dhe u turpërua pranë miqve, robërve dhe zotit të shtëpisë.

Ibën Mesuri, radijallahu anhu, thotë:
Çdonjëri në këtë botë është mysafir, pasuria e tij është amanet, mysafiri duhet të shkojë, ndërsa amaneti duhet të kthehet.”
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.