Shkruar nga Albulena
|
e enjte. 05 mars 2009 |
4 banane 50 gram çokollatë për zierje 200 gram margarinë 100 gram sheqer pluhur 120 gram sheqer 3 vezë 700 ml hoplla 4 vezë 4 lugë miell 8 lugë sheqer 1 lugë kakao 1 pecivë
Në enën për përzierje i thyejmë 4 vezët dhe i rrahim me mikser, duke e shtuar 8 lugë sheqer. Në një enë tjetër miellit ja shtojmë pecivën edhe kakaon dhe e shtojmë ne enën për përzierje (te 4 vezët) Brumin e rrafshojmë në tepsi dhe e vëmë në furrë për 15 min në temperatur 200 °C
Kremi Tri vezët e mbetura i thyejmë në enën për përzierje shtojm sheqerin dhe i rrahim deri sa të shkrihet sheqeri .këtë masë e vendosim mbi një enë te mbushur me uje e cila është duke vluar qe masa te ziher nga avulli. Pastaj ja shtojmë çokollatën. Margarinën e vendosimë në enën për përzierje dhe shtojm sheqerin pluhur. Pastaj në enë shtojm kremin e ftohur. Petën e pjekur e shtrijmë mirë kremin dhe në të dyja skajet e petës i rendisim bananet. Petën e mbështjellim nga të dyja anët në formë të rolladës. Rolladën e lëmë që të ftohet. Ndërkohë hoplën e rrahim me mikser deri sa të trashet E marim rolladën edhe e zbukurojm me holla edhe grimecojme çokollat. |