MЁNYRA E ABDESIT

 
Ejani nė ndihmė! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shkurte Bajraliu   
e premte. 27 shkurt 2009


Zgjohu ti, o njeri!
A s’e sheh se flaka na ka hyrë?
Hiqe batanijen dhe zbulohu!
Armatose veten dhe mbrohu!
 
Mos e ndez luftën!
Por fike veten nga ajo.
Mos i ndez të tjerët,
por shuaje të padrejtën që të është bërë.
 
Nuk është zgjedhje nëse qëndron duarlidhur
fëmija i përgjakur kërkon ndihmë.
Nga ti presin t’i dalësh në krah
se mëkëmbës në tokë Allahu ty të la.
 
Nuk po them se jeta është në duart tua
Por ndihma është nga ti duke u kërkuar
bashkë me ndihmën e Allahut...
 
Kur meleku i urdhëruar
vjen shpirtin për ta kërkuar,
mos i thuaj prit
se ai nuk të ka frikë.
 
Përpiqu që bashkë me ajrin që liron
Ti të mira të lëshosh
çdo njeri në nevojë
me të mira ta furnizosh.
 
Zgjohu, se errësira ka kaluar
drita dhuratë të është ofruar,
nuk është për të pushuar
për ahiret për të punuar.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.