MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrse gruaja gjendet larg kėtyre mexhliseve? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 23 shkurt 2009


Mos të ngurrojmë, të kërkojmë dije në këto tubime.   




Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i Dërguari, alejhi selam, ka thënë: ”Vërtet, Allahu ka engjëj udhëtarë të zgjedhur, të cilët i përcjellin tubimet e dhikrit dhe kur gjejnë tubim të dhikrit, ata ulen me ta dhe njëri-tjetrin e mbështjellin me krahët e tyre, kështu që e mbushin gjithçka që gjendet mes tyre dhe kësaj bote. Pasi shpërndahen të tubuarit, engjëjt ngrihen dhe shkojnë në qiell. Atëherë, Allahu i pyet ata për përmendësit e Allahut, ndonëse e di më mirë se ata gjendjen e tyre: “Prej nga erdhët?” Engjëjt thonë: “Vijmë nga robërit e Tu, që në Tokë të bëjnë tesbih (thonë Subhanallah), tekbir (Allahu Ekber), tehlil (La ilahe il-lall-llah), tahmid (Elhamdu lil-lah) dhe lutje.” Allahu i Madhëruar thotë: “Çfarë po më lusin?” Engjëjt thonë: “Të lusin për xhenetin.” Allahu thotë:    ”A e kanë parë ata xhenetin Tim?” Engjëjt thonë: “Jo, Krijuesi ynë!” Allahu thotë: “E si do të lutnin për xhenetin sikur ta kishin parë atë?” Engjëjt thonë: “Të lusin t’i strehosh ata”. Allahu thotë: ”A e kanë parë ata zjarrin Tim?” Engjëjt thonë: “Jo”, e Allahu thotë: “E si do ta bënin këtë sikur ta kishin parë atë?” Engjëjt thonë: “Ata të lusin për falje”. Allahu thotë: “Unë tashmë i kam falur të gjithë, u kam dhënë ç’kanë kërkuar dhe i kam mbrojtur nga ajo që kanë kërkuar.” Muhamedi, alejhis selam, ka thënë: ”Engjëjt thanë: “Në mesin e tyre është një rob gjynahqar, ai ka ecur dhe iu është bashkëngjitur rastësisht në ndejë.” Allahu thotë: “Edhe atë e kam falur, sepse ai bën pjesë në një popull, që asnjëherë nuk do të jetë i pafat bashkëulësi i tyre.”    (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).


 Prej nderit të mexhlisit të dhikrit është pozita e lartë te Allahu dhe se Allahu krenohet para Melaikeve me ata të cilët e përmendin Atë.
Këto mexhlise  janë shkak i madh për ruajtjen e gjuhës nga gibeti thashethemet gënjeshtra, nga e shara, tallja dhe e kota. Ajo që duhet të bëjë të ditur muslimani është se duhet të kujdeset në këtë aspekt se të përmendurit e Allahut të Lartësuar nuk përmbledhën vetëm mexhliset në të cilat përmendet emri i Allahut me lavdërim, madhërim e të ngjashme por përmbledhën cdo gjë në të cilën përmendet cështja e Allahut si: hallalli, harami, etj.

Pasi e kuptuam rëndësinë e tubimeve të dijes,  mos t’i braktisim këto tubime, sepse janë kusht i domosdoshëm për përqendrimin në rrugë të Allahut.

Shtrohet pyetja:
Përse gruaja sot nuk shkon në tubime të dijes?Përse gruaja muslimane sot tregohet aq e  shkujdesur përballë aktiviteteve të gjithëmbarshme të saj?

Përse gjendet shumë larg shtëpive të Zotit të Madhërishëm që janë rrugë udhëzuese për në fe e në jetë? A mos vallë i gjithë mundi i saj duhet të jetë në artin e gatimit dhe në kryerjen e punëve të  shtëpisë? 

Si shkak i mospjesëmarrjes në tubimet e dijes, sot një numër i konsiderueshëm i motrave tona janë të zhytura në injorancë, një numër i madh prej tyre nuk posedojnë njohuritë më thelbësore për fenë, jetën dhe botën në përgjithësi. Një numër i madh prej tyre kanë braktisur zbatimin e obligimeve të domosdoshme fetare (në veçanti faljen enamazeve të obligueshme ditore, që janë shtyllë e fesë Islame), një numër i madh prej tyre janë të prira të absorbojnë lehtas pothuajse çdo të ashtuquajtur “vlerë” nga kulturat e proveniencave joislame, një numër i konsiderueshëm prej tyre, madje, nuk posedojnë njohuritë edhe më thelbësore lidhur me detyrat dhe obligimet e tyre që i kanë ndaj burrit, fëmijëve dhe familjes.

Vërtet, gruaja në kohën e të Dërguarit, alejhi selam, ka marrë pjesë në spektrin e gjerë të aktiviteteve publike në shoqërinë muslimane.

I Dërguari, alejhi sel-lem, ka thënë:

”Ai që e merr një rrugë, e me këtë rrugë ka për qëllim kërkimin e diturisë, atëherë Allahu ia bën shkak këtë rrugë që t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.”

Andaj merrni pjesë në tubime të dijes, sepse nuk e dimë se cila këshillë do të jetë shkak që ne të forcohemi në fenë e Allahut dhe të futemi në Xhenet.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.