MЁNYRA E ABDESIT

 
Fėmija urren tė dėrguarin e Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 22 shkurt 2009


U befasova shumë sepse ne jemi një familje fetare, e si fëmija im ta thotë një gjë të tillë?!






Fëmija
urren dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të...

Pse?

Një fëmijë me shtetësi arabe i cili kishte vijuar mësimet në një shkollë
fillore amerikane,  kur ishte kthyer nga shkolla, nëna e tij e kishte pyetur se si e kishte kaluar ditën në shkollë.

Fëmija është përgjigjur: Mami unë nuk e dua Muhamedin.

E kush është Muhamedi? – e ka pyetur nëna.

I dërguari musliman – është përgjigjur fëmija.

Nëna e cila rrëfente këtë ngjarje në radion e Kur’anit-kerim ka vazhdua
 bisedën e saj ndërsa fjalët ia zinin frymën:

- U befasova shumë sepse ne jemi një familje fetare, e si fëmija im ta thotë një gjë të tillë?!
Nëna ka treguar se nuk i kishte kushtuar rëndësi që t’ia mësonte namazin djalit të saj, i cili ende nuk i kishte mbushur nëntë vjet.
Ajo ishte munduar që të kuptojë edhe më shumë prej tij dhe ka thënë:
- Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, është i dërguari dhe i dashuri ynë. Si i thua ti këto fjalë për të?

- Sepse ai nuk na jep çokollata. – është përgjigjur fëmija.

Nëna ishte çuditur nga kjo thënie e tij. Pastaj përsëri e ka pyetur:
Si nuk të jep çokollata?! A e ke parë ti atë që të japë çokollata?

- Jo, - ka thënë fëmija, por sot neve na tha mësuesja: Muhamedi do të vijë me shpirtin e tij sot në shkollë dhe gjithashtu edhe Mesihu do të vijë, e do të shikojmë se cilin do ta doni dhe cili prej tyre do të jetë bujar.
Mësuesja kishte kërkuar nga nxënësit që të mbyllnin sytë dhe kokat e
tyre t’i vendosnin mbi tavolinë. Nxënësit kishin vepruar ashtu siç iu ka thënë mësuesja. Ajo pastaj iu ka thënë: tani do të vijë Muhamedi dhe do të shikojmë se a do t’ju sjellë dhurata apo jo.
Pas një kohe të shkurtër iu ka thënë që t’i hapin sytë dhe para tyre nuk
kishin gjetur asgjë. Fëmijët i kishte kapluar demoralizimi. Mësuesja iu ka thënë përsëri: tani të shikojmë se çfarë do t’ju japë Mesihu, mbyllini sytë edhe një herë tjetër. Dhe pasi që i kanë hapur sytë para tyre kishin gjetur çokollata.

Shikoni se çfarë metodash përdorin jobesimtarët për t’i devijuar fëmijët, e atë nëpërmjet gjërave të cilat janë shumë të dashura për ta.

Motër, bëhu e kujdesshme ndaj fëmijëve tu!  
             
                                      Përshtati: Merita Rexha
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.