MЁNYRA E ABDESIT

 
Xhelozia pėr vėllain apo motrėn e vogėl… PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 11 shkurt 2009

Shumiça e fëmijëve xhelozinë ndaj vëllezërve dhe motrave e shfaqin më vonë, javë, muaj apo edhe vite...








Çështja e marrëdhënieve të fëmijëve dhe xhelozia për motrat apo vëllezërit më të vegjël, por, edhe më të mëdhënj,është e pranishme në çdo familje dhe kërkon shumë vëmëndje, përkujdesje dhe durim. Prindërit ngazëllehen kur vjen në shtëpi fëmija i porsalindur. Ata gëzohen edhe më shumë kur shohin se fëmija tjetër që kanë, reagon këndshëm ndaj tij. Mirëpo rrallë fëmijët reagojnë me xhelozi të hapur ndaj të porsalindurit, pra vëllait a motrës së sapo mbërritur. Përgjithësisht ata e konsiderojnë atë si një kukull, si një lodër e çila i kënaq dhe nuk ju tërheq vëmendjen si një rival i mundëshëm për vete. Shumiça e fëmijëve xhelozinë ndaj vëllezërve dhe motrave e shfaqin më vonë, javë, muaj apo edhe vite.
. Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit.
Ajo që e bën xheloz më të rriturin është edhe kontakti fizik i shpeshtë i të voglit me nënën. (dhënia e gjiri, mbajtja në krahë, ndërrimi, larja etj). Duke parë këto i madhi, i çili ka të drejtë për çfarë vë re, mendon se e kanë lënë mbas dore e fillon të reagojë negativisht. Reagimi i parë që bëhet në këtë rast është rikthimi mbrapsht në sjellje e veprime, për të tërhequr vëmendjen e prindërve që ai është aty dhe ata duhet ta dinë! Kërkon të ushqehet, ndërrohet e lahet më shpesh; ngrihet natën e futet në shtratin e prindërve. Madje kur nuk i arrin këto fillon të mos hajë më vetë që ta ushqejnë të tjerët, defekon dhe urinon në rrobat që ka veshur që ta lajnë e ta pastrojnë prindërit, ashtu sikurse ata bëjnë edhe me foshnjën e vogël. Rrallë, shumë rrallë, xhelozia shfaqet në formë agresioni, duke goditur larg bebit ose direkt atë me lodra të ndryshme dhe justifikohet se donte tja jepte atij, apo duke e shtrënguar me duar, shumë fortë, në pjesë të ndryshme të trupit duke e motivuar veprimin me "dashurinë" e tij dhe me mjaft veprime të tilla të ngjashme.

Doktor Harithe thote "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës.
Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj.

Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa lënë pasoja në personalitetin e fëmijës.

Si te sillemi me xhelozinë e fëmijëve

Së pari, në mënyrë kategorike asnjë veprim të ashpër ndaj fëmijës xheloz. Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël.

Së dyti, është e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit.

Së treti, të krijojmë marrëdhënie të barabarta midis të dy fëmijëve, jo duke i parë ata me syrin tonë por duke i parë me syrin e fëmijës. Unë e di që kjo është shumë e vështirë por duhet të përpiqemi. Të bëjmë "Lojën e bebit". Nuk ka asnjë vlerë thirrja që mund ti bëjmë moshës dhe llogjikës së tij. Në se nuk e pranojmë kërkesën e tij për tu ushqyer e larë ai mendon se e mohuam, e lamë pas dore dhe kështu, xhelozohet më shumë. Në se ja lejojmë realizimin e kërkesave, atëherë ka shumë mundësi që xhelozia të fillojë të zbutet dhe fëmija të kthehet më shpejt në sjelljen e moshës së tij. Kjo sepse ai fillon ta ndiej vetë se nuk është aspak e këndëshme për të veshja me pelena apo pirja me biberon. Ta përfshijmë në përkujdesjen për bebin.


 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.