MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam ndar me tė fejuarin pėr shkak tė sehireve... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 07 shkurt 2009
Pyetje:
Selam alejkum!
Zoti ju bekoftë dhe ju shpërbleftë për punën që bëni! 
Kur kam qenë 16 vjeçare kam qenë e fejuar por u ndamë për shkak 
të sehireve. Pas pesë viteve unë fillova të fali namaz se në ëndërr 
më dilnin disa gra të cilat më thoshin të filloj të falem.
Dhe, u pajtova me atë djalë vetëm tri ditë dhe u ndamë sërish.
Pas një viti jemi bashkuar dhe ende jemi bashkë, d.m.th. gjithsej qe
10 vite jemi bashkë, por para se të pajtohemi ai është fejuar.Tani ne 
jemi bashkë por unë mendoj se ajo-e fejuara gjatë gjithë kohës i 
bënte sehire por pasi janë fejuar ajo i ka ndërprerë sehiret e ky është 
kthyer te unë. Çka të bëj? Ju lutem, më ndihmoni!


Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër myslimane, nëse jeni e bindur se bashkëshorti juaj vuan nga magjia, ju mund t’i sugjeroni atij që të shkojë te ndonjë hoxhë për t’i lexuar Kur’an.
Përndryshe ti përderisa je e martuar me të qe sa kohë, vazhdoje jetën bashkëshortore me të dhe mos ia vë veshin faktit të fejesës së tij me tjetrën. Mundohu që ti ta joshësh me metodat e lejuara që ai mos të ndiejë nevojë për bashkëshorte tjetër dhe që me vetëbindjen e tij të heq  dorë nga fejesa e tij.
Një gjë të keni kujdes. Nëse jeni ndarë tri herë, pra jeni shkurorëzuar, nuk ju lejohet të vazhdoni më bashkë. E nëse ndarja ju ka ndodhur vetëm dy herë, atëherë keni shumë kujdes që mos të ndodh edhe e treta, sepse nuk do të mbetet mundësi e rikthimit më.
Allahu e di më së miri!


                                              Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.