MЁNYRA E ABDESIT

 
Nuk kam mardhėnie intime me bashkėshortin qe 9 -tė vite... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 05 shkurt 2009
Selam alejkum!

Kam 9 vjet që jam e martuar,dhe kam dy fëmij, problemi im është 
se s'kam mardhënie intime, kam pas mardhënie me të vetëm për të mbetur me barrë, i kam kërkuar atij të ndahem nga ai po nuk pranon,
dhe pa ndal më thotë që do ndryshoj, kam kaq vjet që e pres mos 
e bëj të ndihet keq ai vazhdon të jet njësoj dhe më thotë pa ndal se 
do dënohesh nga,se ti je ajo qe po shkatërron familjen, ai me thotë 
unë nuk  është se s'të dua po nuk mundem, unë duke mos pasur 
mardhënie me të se ai nuk mundet apo se di cfarë, a mundem të 
kërkoj  ndarje  nga ai dhe të filloj një jetë tjetër?  A është dënim i 
rënd për mua nga ZOTI? Si është Allahu më i kënaqur .... 
Te rri  gjithë jetën kvshtu për të, dhe për hatrin e fëmijve, 
apo te vazhdoj një jetë tjetër.


Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër e nderuar! Problemin që e keni shtruar ju është problem serioz dhe nuk është aspak turp që të kërkohet ndihmë për shërimin këtij problemi duke i ndjekur vetëm rrugët e shëndosha islame.
Fillimisht lutem për ju që Allahu t’ju shpërbleftë me të mira për durimin dhe sakrificën që e keni bërë deri më tani për hir të vazhdimit të jetës bashkëshortore dhe jetës me fëmijët tuaj!
Nëse, motër muslimane, burri i juaj përfundimisht nuk është në gjendje t’i përmbushë obligimet e tij martesore, qoftë për shkak se nuk jo do, apo për shkak se ka pengesa shëndetësore, pra është i paaftë të flejë me ju, ju keni të drejtë të kërkoni të ndaheni nga ai, pra të lypni shkurorëzimin e tij. Pa dyshim se çështja e marrëdhënieve intime është obligimi kryesor bashkëshortor që duhet përmbushur dhe duhet plotësuar më parë për të pasur të drejtë martese. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju të rinj, kush mundet t’i kryej obligimet martesore, le të martohet, sepse martesa është më e mirë në ruajtjen e shikimit dhe nderit. E kush nuk mundet, le të agjërojë, sepse agjërimi për epshin është shërim!” (Transmetojnë nga Ibën Mes’udi Buhariu, Muslimi dhe të tjerët)
Dijetarët lidhur me fjalën “obligimet martesore” në këtë hadith thonë se është për qëllim shëndeti seksual.
Përderisa burri i juaj ka mundur të ketë marrëdhënie seksuale me ju, siç e dëshmoni ju dhe siç dëshmon fakti i lindjes së fëmijëve, nënkupton se ai ka pasur të drejtë të martohet me ju. Por nëse ai nuk është në gjendje të ketë marrëdhënie me ju në periudha të gjata sa kalojnë katër muaj e më shumë, duke qenë ai afër jush, keni të drejtë të kërkoni shkurorëzimin e tij. Nuk është obligim për ju që të ndaheni, por është e drejtë e juaja që mund ta shfrytëzoni. Nëse ai refuzon t’ju shkurorëzojë dhe në anën tjetër nuk i përmbushë detyrat e tij, ju mund të kërkoni ndihmë nga ndonjë hoxhë që së bashku me burra ta detyrojnë atë të ju shkurorëzojë.
Një gjë duhet ta keni në mendje para se të merrni ndonjë vendim. Nëse burri i juaj nuk i shmanget marrëdhënieve me ju për shkak se ka ndonjë femër tjetër, ose për shkak se nuk ju do juve, e po ashtu nuk ka ndonjë sëmundje në organet gjenitale, por thjesht nuk e di as vet ai pse nuk ka marrëdhënie, keni parasysh se mund të ketë magji dhe kur dëshiron t’ju afrohet juve për marrëdhënie, në moment i humb epshi dhe nuk mundet ta zhvillojë procesin në fjalë. Në këtë rast, sëmundja e tij është e shërueshme dhe duhet të shkojë burri te ndonjë hoxhë që bën shërimin me Kur’an dhe Sunet dhe me ndihmën e Allahut do të zhbllokohet dhe do të kthehet në gjendjen normale.
Në fund ju sugjeroj që t’i provoni të gjitha mënyrat e lejuara që të mbeteni në bashkëshortësi me burrin tuaj dhe të kërkoni shërimin e tij nga magjia apo ndonjë sëmundje tjetër eventuale. E nëse nuk ka sukses, atëherë keni të drejtë të kërkoni ndarjen nga ai.
Allahu jua lehtësoftë këtë sprovë dhe ju çoftë drejt zgjidhjes më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj!
Allahu e di më së miri!
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.