Shkruar nga Albulena Bajrami
|
e enjte. 05 shkurt 2009 |
O Allah, el Adhim, Zemrën time e udhëzove, Më nderove me iman, Shpirtin tim e qetësove. Unë kur të besoj, Të besoj me shpirt Të përkulet trupi im, Zoti im për çdo ditë. Të nënshtrohem me vullnet, Këtë e kam për qëllim në jetë. Të shpëtohem para Teje, Dhe të pritem në Xhenet. Ti je Zoti i lehtësisë, Që lehtëson përherë, Je Krijuesi i mirësisë, Që dhuron pandërprerë. Ti për mua je Es-Samed, Je El-Vahid i vërtetë, I përsosur je në shpirtin tim, Err-Rrahman dhe Err-Rrahim. Ti je hair për jetën tonë, Ti je Zoti që na do, Në çdo kohë i Madhëruar, Qofsh o Allah i Lartësuar! |