MЁNYRA E ABDESIT

 
Mbėshtetja nė Allahun - Tevekuli PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e mėrkurė. 04 shkurt 2009


Tevek-kul është ecja me All-llahun nga dëshiron Ai.



Sehl Tusteriu thotë: tevek-kul është ecja me All-llahun nga dëshiron Ai.

Në realitet tevek-kuli përbëhet prej disa shkallëve, edhe ate:

1- Njohja e Zotit dhe Cilësiv të Tija, siç janë: Forca, Mjaftueshmëria, Kujdesshmëria, se gjërat përfundojnë te Dituria e tij dhe se ndodhin me Dëshirën dhe Mundësin e Tij. Kjo njohje është shkalla e parë, të cilën duhet ta kalon njeriu në pozitën e tevek-kulit.

2- Konfirmimi i shkaqeve dhe pasojave. Dije se ata që mohojnë shkaqet dhe pasojat nuk mundet të kenë tevek-kul, sepse tevek-kuli është prej shkaqeve më të fuqishme për të arritur atë për të cilën bënë tevek-kul. I ngjanë duasë, të cilën All-llahu e ka bërë shkakë për të arritur atë për të cilën lutesh. Shkuarja në mekkë është shkak për të kryer Haxhxhin, islami është shkak për të hyrë në xhennet, ngrënja është shkak për tu ngopur, pija është shkak për të larguar etjen, e kështu me rradhë.

3- Thellosja në pozitën e tevhidit të tevek-kulit. Tevek-kuli i një besimtari nuk mund të jetë i plotë gjersa nuk e ka të shëndoshë tevhidin, bile realiteti i tevek-kulit është tevhidi i zemrës. Nëse në zemër ka mbeturina të shirkut, atëherë tevek-kuli është me të meta. Aq sa ma të fuqishëm e ka tevhidin aq ma të fortë e ka tevek-kulin.

4- Mbështetja e zemrës në All-llahun dhe qetësimi te Ai. Mos të brengoset nëse i ik prej dunjasë ajo që e dëshiron ose po i erdhi prej saj ajo që e urren, sepse është i mbështetur në All-llahun dhe me Te qetësohet. Ky i ngjan njeriut, të cilin e kërkon një armik i madh dhe i fuqishëm, kundër të cilit s’ka fuqi të lufton, ndërkohë sheh një kala të hapur, ku e futi Zoti i tij dhe e mbylli derën e kalasë. Në këtë rast a ka kuptim frika dhe brengosja e tij nga ky armik?!

5- Të kesh mendim të mirë mbi All-llahun [subhanehu ve teala]. Aq sa ke mendim të mirë për All-llahun dhe aq sa e shpreson All-llahun aq ke edhe tevek-kul në All-llahun [subhanehu ve teala]. Sepse mendimi i mirë për ndoken të nxitë që të mbështetesh në te, përndryshe është e pamundur mbështetja në një person për të cilin ke mendim të keq.

6- Dorëzimi total i zemrës ndaj All-llahut. Kjo shkallë shkakton që njeriu të kupton se para se ta bënë një punë nuk posedon mundësi, ndërkohë as që është i siguruar nga kurthet e Zotit. Pra, mundësia është në Dorë të All-llahut e jo në dorë të njeriut, All-llahu është pronar i saj e jo ndokush tjetër, nëse All-llahu nuk i jep mundësi ai është i pamundshëm.

7- Autorizimi ose lënja në besim të gjitha gjërat All-llahut [subhanehu ve teala]. Kjo është shpirti i tevek-kulit, zemra dhe realiteti i tij. Domethënë t’ia dorëzojmë të gjitha çeshtjet tona All-llahut me kërkesë dhe vullnet, e jo nga urrejtja dhe nevoja. Ashtu sikurse fëmiu i dobët ia le të gjitha çeshtjet e tija babasë së vet, pasiqë e di se ai është i mëshirshëm, i dhimbshëm dhe se kujdeset seriozisht ndaj tij. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.