MЁNYRA E ABDESIT

 
Lupusi i shpeshtė nė shtatzėnėsi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 20 nėntor 2006

Gratë që vuajnë nga sëmundja imunitare e quajtur lupus i nënshtrohen një rreziku të madh nëse vendosin që të lindin fëmijë. Ato mund të kenë shumë komplikime gjatë shtatzënësisë, si rezultat i të cilave mund edhe të vdesin, thonë shkencëtarët amerikanë.

Lupusi është një sëmundje kronike me simptoma, si: ethe, puçrra dhe humbje peshe.

Gratë që janë të sëmura nga kjo sëmundje kanë më shumë gjasa që të vuajnë edhe nga anemia dhe kanë probleme të shpeshta me koagulimin e gjakut.

Ekspertët këshillojnë që nëse gratë më lupus mbesin shtatzënë, ato kurrë nuk duhet të jenë të vetme për shkak të komplikimeve të mundshme që mund të paraqiten në çdo kohë. Kjo nuk d.m.th. se gratë me lupus nuk duhet të mbesin shtatzëna. Ato duhet të jenë më të kujdeshme gjatë shtatzënësisë si dhe duhet evituar atë kur lupusi i tyre është aktiv.

Marrë nga gazeta ‘Kosova sot’

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.