MЁNYRA E ABDESIT

 
Bujari - (El Xheuad) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e martė. 03 shkurt 2009


Allahu është Bujar dhe e do bujarinë.
 


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu është Bujar dhe e do bujarinë”. Hadithin e ka nxjerrë Ebu Nuajmi në “Hulije”.

EL XHEUAD (BUJARI) përfshin bujarinë e përgjithshme për çdo krijesë, e mbuloi atë me bujarinë, fisnikërinë dhe begatitë e llojllojshme.
I veçoi me bujarinë e Tij të gjithë ata që kërkojnë prej Tij, të mirin, të këqin, muslimanin, jobesimtarin, ndaj kush i kërkon Allahut Ai i jep atij dhe i përgjigjet Atij që i kërkon, ngase Ai është Bamirës i Gjithëmëshirshëm.Ndërkaq, ka përfshirë me bujarinë e Tij banorët qiellit dhe tokës dhe çdo gjë me të cilën begatohen robërit, ajo është nga ana e Allahut të Llartësuar: 
ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj)”. Ibrahim, 34.
Ndaj, s’ka krijesë vetëm se begatohet me mirësitë e Tij, mirëpo dallojnë mes tyre, varësisht nga ajo se si u lehtëson Allahu shkaqet të cilat çojnë në bujarinë e Tij, e prej më të mëdhave përsosja e adhurimeve të Allahut, të dukshme e të padukshme, veprore e të pasurisë, e gjithë kjo realizohet me pasimin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).E nga Bujaria e Tij e gjërë është edhe ajo që ka përgatitur për robërit e Tij të afërt në botën tjetër, atë që syri nuk e ka parë, veshi s’e ka dëgjuar, e as që i ka shkuar dikujt në mend.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.