MЁNYRA E ABDESIT

 
Sjellja e mirė ndaj burrit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 19 janar 2009




E gjithë kjo është çelësi i një jete të mirë dhe të lumtur, të cilën e kërkon martesa.







Sjellja e mir
ë ndaj burrit Transmeton Usame ibn Zejdi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Robi më i dashur tek Allahu është ai i cili ka moral të mirë.” Taberaniu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih. 

Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë në xhenet ka dhoma, prej jashtë sheh çfarë ka brenda dhe prej brenda sheh se çfarë ka jashtë.” Ebu Malik El Eshari e pyeti: “O i Dërguar i Allahut, të kujt janë këto?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Të atij i cili flet mirë (ka sjellje të mirë), i ushqen njerëzit (që kanë nevojë) dhe i kalon nata në namaz, kur njerëzit janë duke fjetur.” Ahmedi, Hakimi dhe ka thënë se hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.
 

Ka mundësi që disa gra të thonë: “Çfarë dëshiron burri prej meje? Ushqimin e gjen të gatshëm, rrobat i gjen të hekurosura, shtëpinë e rregulluar dhe të fshirë, fëmijët e tij të veshur dhe të ushqyer dhe të gjitha nevojat e tij i ka të gatshme. Çdo gjë që ai kërkon, unë e kryej, çfarë dëshiron burri më shumë prej meje?”

Assesi oj motër, nuk kërkon diçka më tepër. Mirëpo ai ka nevojë për një sjellje të mirë, të cilën ti ke muvva  ndësi ta bësh, ai ka nevojë për buzëqeshjet e tua, ai ka nevojë të shikojë një grua e cila kujdeset për të dhe i kushton vëmendje atij.
Ai dëshiron të dëgjojë fjalë të mira, tërheqëse, falënderime dhe dashuri ndërmjet jush. Dhe e gjithë kjo është çelësi i një jete të mirë dhe të lumtur, të cilën e kërkon martesa.
 
Sillu mirë me të, nëse sjell diçka në shtëpi, gjëra ushqimore ose të ka blerë ndonjë 
rrobë, falënderoje atë me buzëqeshje, thuaj fjalë të mira edhe nëse ka mundësi që
nuk të ka pëlqyer aq shumë, sepse kjo ia shton dashurinë atij dhe e gëzon atë. Kur
vjen nga puna ose nga xhamia, prite me fjalë të mira e tërheqëse, se e gjithë kjo sjell
harmoni martesore, kurse ty nuk të kushton asgjë.


Ibën Abasi radijAllahu anhu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Unë
e pashë Xhehenemin dhe pashë se banorët e tij më së shumti ishin gra,
për arsye se ato nuk falënderojnë.” Dikush i tha: “A është shkaku se ato
nuk besojnë Allahun, subhanehu ve teala? Ai tha: “Shkaku është se ato
nuk i falënderohen burrave të tyre dhe nuk i respektojnë ata. Po të sillesh
me ato mirë çdoherë edhe nëse njëherë ajo sheh në ty diçka që nuk e
pëlqen, ajo do të thotë: “Unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë të mirë
prej teje”.
Pra, Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve selem, tregoi shkakun se
pse ato do të jenë banoret më të shumta të Xhehenemit. Ato e teprojnë
me fyerje, sharje, mallkime si dhe nuk i falenderojnë për të mirat, është
për qëllim të mirat e bashkëshortëve të tyre. Ashtu që në këtë mënyrë
bëhen shumica e banorëve të zjarrit. Andaj gruaja duhet ta falendëroj
burrin e saj për të mirat që ia ofron asaj dhe për sjelljen e mirë me të.

 
 Gruaja duhet te  ketë parasysh ndjenjat e tij dhe të mos e hidhërojë. Kështu burri 
duhet të shohë tek gruaja vetëm atë që e do, të mos dëgjojë nga ajo vetëm se fjalë
të mira, dhe të mos vërejë tek ajo vetëm se atë që e gazmon. Gruaja e mirë burrit i
shfaq vetëm gjërat që e gëzojnë, siç është buzëqeshja, argëtimi i burrit pastaj edhe
zbukurimi,  parfumosja vetëm përpara burrit. Prej cilecive te mira
mospasja inat apo
dëshirë për t'u hakmarrë
ndaj burrit të saj.

 "Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, do të
hyjë në Xhennet" (Tirmidhiu, Ibn Maxhe)

"Gratë e juaja banore të Xhenetit janë të dashurat, që lindin dhe që u
ndihmojnë burrave të tyre, ajo e cila kur hidhërohet, vjen dhe e kap burrin
për dore e thotë: nuk më kaplon gjumi derisa (ti) të jesh i kënaqur me mua."















Këto janë mundësi të arta për gruan fetare, e sidomos për ato që i kanë edhe
burrat besimtarë e që nuk kërkojnë prej tyre përveç asaj që All-llahu dhe i
Dërguari ua ka caktuar. E atëherë le të kujdeset gruaja fetare që kërkon
mëshirën, faljen dhe Xhenetin e All-llahut subhanehu ve teala të pajiset
me këto cilësi që t'i realizojë aspiratat e saja për botën e ardhshme.
Lutja jonë e fundit është:
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të Botërave.

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.