MЁNYRA E ABDESIT

 
Pije ujin ulur! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Senada Ramadani   
e shtunė. 17 janar 2009


Një prej rregullave të ujit është pirja e tij ulur.
    






Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Uji është një prej dhuntive të mëdha të Allahut Fuqiplotë.Pa të s’kemi jetë. Pa të do të thaheshin bimët, do të ngordhshin kafshët dhe do të vdiste njeriu.

Allahu në Kur’an thotë:

 “Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).”

“Ti e sheh tokën ë tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rriten bimë të këndshme.”

“Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë.”

“Edhe dy detet (llojet e ujit) nuk janë të njëjtë: njëri është i ëmbël e i këndshëm dhe uji i pihet me shije, kurse tjetri është i njelmët dhe i hidhët. Ju ushqeheni më mish të njomë prej të dyve.”

Allahu gjithashtu në Kuran thotë:

 “A e shihni ujin që pini?”

Pra, uji është një prej dhuntive të Allahut të Madhërishëm. Dobitë e tij janë të mëdha dhe disa prej këtyre dobive shkenca i ka zbuluar e Allahu e di sa dobi të tjera ka që ne veç nuk i dimë.

Një prej rregullave të ujit është pirja e tij ulur.

Ndonjëherë na vjen për t’u çuditur se çfarë ka rëndësi a e pi ujin ulur apo në këmbë? Pse Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na porositi ta pimë ujin ulur?

Shpesh kur u themi njerëzve pije ujin ulur thonë: e njëjtë është, çfarë dobie ka apo boll më na porositët për të pirë ulur!!!

Mirëpo me të vërtetë çdo thënie e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, çdo këshillë e tij ka një dobi shumë të rëndësishme.

Të flasësh mbi dobitë e ujit ka tepër dobi. Në këtë temë, në dashtë Allahu i Madhërishëm do të flasim mbi dobinë e pijes së ujit ulur.

Pija e ujit në këmbë nuk shkakton dobi për shëndetin ë njeriut.

Që ta kuptojmë këtë më mirë do të marrim shembull strehën kur bie shi, kur pikon në beton, si e plasën. E si thua vallë lukthin e njeriut!!!

Tregon Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka ndaluar që njeriu të pijë ujë në këmbë. (Trasmeton Muslimi)

Në një transmetim-rivajet të Muslimit thuhet se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka qortuar dhe e ka ndaluar pirjen në këmbë.

Subhanallah! Para katërmbëdhjetë shekujsh Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na ka këshilluar të mos pimë ujë në këmbë!

Pse të pimë ujin ulur, ç’rëndësi ka?

Nuk është i njëjtë pozicioni që merr stomaku teksa merr njeriu kur është në këmbë dhe kur është ulur.

Mjekësia e shpjegon këtë çështje kështu:Nëse një njeri e pi ujin në këmbë, atëherë uji shkon më shpejt në zorrën 12 gishtore. Nëse uji pihet ulur, atëherë së pari ai grumbullohet në stomak përzihet me acidin e stomakut duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon tek zorra 12 gishtore.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.

Pasi s’e dimë se uji ka dobi të mëdha dhe, siç cekëm më lart, parandalon dhe largon disa sëmundje. Ndër sëmundjet e shpeshta e që më shumë infektohen femrat është urinimi i shpeshtë, gjë që shqetëson shumë sa i përket ibadetit dhe ndonjëherë humb edhe  përqendrimin në namaz, sepse nuk ndihet njeriu i qetë. Unë i kisha këshilluar të gjitha ato që vuajnë nga kjo sëmundje, të pinë së paku dy litra ujë në ditë dhe ta vizitojnë mjeken dhe me ndihmën e Allahut Fuqiplotë do të shërohen.

Lusim Allahun të na shtojë dituritë tona dhe të na falë mëkatet tona! Ku kam gabuar  është nga unë dhe shejtani e çka kam thënë të vërtetë është dhuratë prej Allahut.
Lusim Allahun që t’i shërojë muslimanët nga sëmundjet e ndryshme!  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.