MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė lutje mė shumė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e martė. 06 janar 2009

T’i thërrasim të gjithë ata që i thonë vetës muslimanë që t’i ngrehin duart me lutje për muslimanët që janë në luftë.

                      









Në këtë bashkëbisedim nuk do të ndalemi e të flasim për trajtimin në gjenezë për lutjen –duanë, por do të fokusohemi direkt në apelim për shtim të lutjeve-duave për vëllezërit dhe motrat tona që gjinden në Rripin e Gazës, për arsye që nga sprova të mos iu bie imani, të mos dëshpërohen, të mos dobësohen shpirtërisht por të jenë të fortë dhe me bindje se do të ngadhënjejnë me lejen e Allahut.

Pa dyshim se duaja është armë e fortë e besimtarëve muslimanë, andaj pikërisht për këtë Allahu thotë:
"Më luteni Mua që të ju përgjigjem juve" (Gafir-60).
Ndërsa, natyrshëm, thotë Profeti alejhis-selam; "Kur vjen pjesa e tretë e natës, zbret Allahu i Lartësuar në qiellin e dynjasë, dhe thotë: Kush më lutet Mua, t’i përgjigjem atij…"

Të nderuara besimtare!
Të ngrihemi e të kthehemi me tërë qenien tonë me plot sinqeritet e me duar lartë ashtu siç kthehet e lutet i sëmuri, i vobekti dhe nevojtari drejt Allahut, që Allahu të ju dal në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona në Rripin e Gazës ashtu siç di Ai të ndihmoi e forcoi më së miri e më së shumti.
Të jemi të ndërgjegjshëm e të sinqertë që të mos përtojmë të zgjohemi dhe enkas për besimtarët e Gazës t’i shtojmë lutjet tona, ngaqë dhimbjen duhet ta ndajmë bashkë, sepse shpirtrat e sinqertë janë ushtri e mobilizuar, dhe ata që janë të njëjtë edhe bashkohen, bashkohen edhe në dua.

Të nderuara motra!Lutjet t’i bëjmë me bindje ndaj Allahut, sepse lutja në halle, derte, bela, sprova e në padrejtësi nuk ka kthim mbrapa. Këtë ta bëjmë më shumë se kurdoherë që besimtarët e Gazës të mos ligështohen e të binë pre e çfarëdo lloj lufte frontale dhe psikike që mund dhe din të pjellë mendja shtazore e jahudive, e as të ligështohen para çfarëdo lloj masakre që ata bëjnë.
Përkundrazi, t’i forcojë Allahu, t’i bëjë vigjilent, të fortë e të kujdesshëm dhe të bashkuar fortë që ta mundin e të ngadhënjejnë edhe në këtë botë. Po e themi edhe në këtë botë, për arsye se fitorja ju takon vetëm besimtarëve dhe askujt tjetër.
Të pjekur e të formuar nga binarët e fortë (Kur'an dhe Sunnet), t’i thërrasim të gjithë ata që i thonë vetës muslimanë që t’i ngrehin duart me lutje për muslimanët që janë në luftë, të paktën edhe njëherë gjatë ditës le ta bëjnë këtë. Një gjë të tillë tua kërkojmë edhe të miturve dhe fëmijëve, por , me kusht që të ruhet ndjenja e tyre e të lënduarit. T’ju tregohet me maturi e butësi dhe t’ju bëhet me dije se muslimanët kudo që janë, janë vëllezër dhe duhet të solidarizohen njëri me tjetrin në vuajtje dhe gëzime. Allahu në Kur’an thotë:

“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar!”
(El-Huxhuratë, 10)

Andaj duke e lënë në këtë gjendje këtë shkrim, në vend të përmbylljes po e përmendim edhe njëherë versetin kur’anor i cili thotë:
"Lutmëni Mua, t'ju përgjigjem juve."
(Gafir, 60).     
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.