MЁNYRA E ABDESIT

 
I Dashuri - (El Uedud) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e martė. 06 janar 2009


El Uedud: ka kuptimin e atij që do dhe i dashuri.  




Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është që fal mëkatet, është i dashur.”Buruxh, 14.
El Uedud
: ka kuptimin e atij që do dhe i dashuri. Allahu do profetët, të dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe ata e duan Atë. Ai është më i dashur tek ata se çdo gjë tjetër, zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri ndaj Tij, gjuhët e tyre pandërprerë e lavdërojnë Atë, zemrat e tyre janë dhënë pas Tij me një dashuri, sinqeritet dhe kthim nga Ai në të gjitha format.
Dashuria e të zgjedhurve të Tij ndaj Allahut nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër, jo në esencën e as në formën e saj, e kjo është obligim dhe vetëm në këtë mënyrë duhet të jetë dashuria e Allahut në zemrën e secilit, duhet t’i paraprijë dhe tejkalojë çdo dashurie tjetër dhe çdo dashuri tjetër të jetë pasuese e saj.
Ndaj, dashuria ndaj Allahut është esencë e të gjithë veprave dhe çdo adhurim tjetër, qoftë i dukshëm apo i padukshëm, buron nga dashuria për Të. Kështu që dashuria e robit ndaj Allahut është një mirësi nga ana e Allahut e s’është nga njeriu, ndaj Allahu është Ai që kur e do njeriun e fut dashurinë në zemrën e tij, e kur njeriu arrin dashurinë e Allahut me ndihmën e Tij, atëherë pason shpërblimi nga ana e Allahut të Lartësuar me një dashuri tjetër, e kjo është në esencë bamirësi e çiltër, ngase shkaku dhe shkaktari janë nga Ai. Nuk ka për qëllim kundërshtimin, por kjo është dashuri nga Allahu për falënderuesit nga robërit e Tij, ndaj i tërë interesi kthehet tek robi. I lavdëruar qoftë Ai që ka futur dashuri në zemrat e besimtarëve, në këtë mënyrë vazhdon ta rrisë dhe forcojë atë, derisa të arrijë në zemrat e të zgjedhurve, deri në atë gjendje që çdo dashuri tjetër të zvogëlohet (ulet), u lehtësohen fatkeqësitë dhe vështirësia e respektit ndaj Allahut u bëhet e këndshme. U ofron atyre llojet e shumta të begative të Tij, të cilat i dëshirojnë e, padyshim, më e larta është dashuria dhe arritja e kënaqësisë së Tij. Kështu që dashuria e robit ndaj Allahut është e mbushur me dy dashuri nga ana e Allahut: dashuria paraprake me të cilën është bërë i dashuri i Allahut dhe dashuria tjetër falënderim nga ana e Allahut, për dashurinë në këtë mënyrë është bërë prej të zgjedhurve të sinqertë.
Shkaku më i madh me të cilin fiton robi dashurinë e Allahut që është një prej kërkesave më të mëdha, shpeshtimi i përmendjes së Tij, falënderimit, të kthyerit nga Ai, të mbështeturit në Të, të afruarit nga Ai me zbatimin e obligimeve dhe adhurimeve vullnetare, realizimin e sinqeritetit në fjalë e vepra dhe të pasuarit e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në gjëra të dukshme dhe të padukshme, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë”. Ali Imran, 31.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.