MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėse edhe sotmja... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e hėnė. 05 janar 2009
E nëse edhe sotmja ka përendur...





Eh iku pa thëne e bëre shumë çka. Sa e sa doja të bëja, të flisja, të rrëfeja, të qëndroja edhe pa fjalë, qoftë edhe veç meditim. Të beja më shumë, të prisja, përcjellja në ketë apo në at mënyrë...

Rrjedha që si ndalojmë dot. Udhëtime të pa ndalura nëpër stacione, nuk mund t'i shtysh as ti kthesh qoftë edhe për një sekondë të vetme. Atëherë, pse të mos e bëjmë të duhurën në momente të caktuara? Çka dhe kush na ndalon ?!

Nëse edhe sot ka aguar, falënderohu, se ndoshta ke edhe një ditë më shumë, ke edhe një rast për tu penduar e vetë-llogaritur. Ji i kënaqur që ke edhe një mundësi, për një fillim të mbarë, për një rikthim...

Kuptoje që je në minierë, nga këtu mund të nxjerrësh më të çmuarën. Nëse bën durim dhe qëndron përballë udhëzimeve të duhura, pa iu shmangur atyre në asnjë moment. Në te kundërtën do të fundosesh në humnerë. Beteja me e fuqishme je ti, vetja. Nëse arrin ta luftosh, mundesh atë, të tjerët janë veç zëra, asgjë më shumë. Përballë qëndrueshmërisë tënde do të zbehen. Nga zëra të fuqishëm e jehona do të ngelen psherëtima, deri sa arrin edhe të mos i dëgjosh fare.
Mëso që njëherë të vetme, hyjmë dhe do të gjendemi në këto miniera, mendoje mirë se si do dalim dhe me ç'fare peshe do të jemi.

Askush se ka thënë se është e lehtë, pa pengesa, sfida e sakrifica. Vetëm se ato bëhen më të lehta kur e kupton se : i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka thëne "I Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Çështja e besimtarit është e habitshme – të gjitha çështjet e tija janë khajr për të. Nëse atij i vjen ndonjë e mirë, ai është falënderues (ndaj Allahut ) dhe kjo është khajr për të. Dhe nëse ndonjë vështirësi i bie atij, ai bën durim, dhe kjo është khajr për të. Nuk ndodh kështu veçse me Besimtarin.” (Transmeton Muslimi, )

Jo gjithkujt i është dhëne mundësia e kuptimit, mësimit te vërtetës, falëndero shumë se je i privilegjuar. Allahu u jep furnizime të kësaj jete atyre që i do dhe atyre që nuk i do, por fenë ia jep vetëm atij që e do, pra, kujt i është dhënë feja, Allahu e do atë...

Mund të përfitosh shumë me shumë se që mendon, arrish më të shtrenjtën, shpëtimin e premtuar.


"Përse t'ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni ?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm." (En-Nisa,147)



Në të kundërtën nga minierat mund edhe të mos nxjerrësh gjë, eh sikur te ishte veç ashtu pa e llogaritur barrën e rënde, të fundërrinave të dheut, peshën e rendë të mëkateve...

E nëse edhe sotmja ka përendur, e ti ende nuk je penduar, nuk ke filluar namazin, agjërimin, apo veç ke menduar për mbulesën e ende nuk e je plotësuar, për fillimin dhe ndalimin e asaj apo kësaj vepre. Mendo, kur mund të jetë kohë ideale për këtë? A të garanton dikush për fundin e të sotmes apo për fillimin e të nesërmes tjetër ?! ...
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.