MЁNYRA E ABDESIT

 
El Euel, El Ahir, Edh Dhahir, El Batin - I Pari, i Fundit, i Dukshmi dhe i Padukshmi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 29 dhjetor 2008





 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu i lartësuar thotë: “Ai është i Pari që s'ka fillim dhe i Fundit që s'ka mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi”. Hadid, 3.
Ndërkaq, i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ka komentuar këtë me një komentim të plotë e të qartë e ka thënë: “Ti je i Pari e s’ka gjë para Teje, Ti je i Fundit e s’ka gjë pas Teje, Ti je i dukshmi e s’ka gjë mbi Ty, Ti je i Padukshmi kështu që s’ka gjë përtej Teje”. Shënon Muslimi.

Në këtë mënyrë ka sqaruar çdo emër me gjithë domethëniet e ka mohuar çdo gjë që është në kundërshtim me Të; këto emra tregojnë për përsosmërinë e përvetësimit të Tij ndaj të gjitha krijesave.

1. Përvetësim kohor: EL EUEL (I PARI), EL AHIR (I FUNDIT).EL EUEL (I PARI): tregon se çdo gjë është e re e shpikur pasi që nuk ka ekzistuar, ndaj obligim i njeriut është të njohë vlerën e Allahut në çdo begati fetare apo të kësaj bote, shkaku e shkaktari janë nga Allahu i Lartësuar.EL AHIR (I FUNDIT): tregon se Ai synohet, Ai është Strehimtari nga i Cili krijesat strehohen për të gjitha kërkesat e tyre.

2. Përvetësim vendor: EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI).EDH DHAHIR (I DUKSHMI): tregon për madhështinë e cilësive të Tij dhe, njëkohësisht, nevojën (vogëlsinë)  e çdo gjëje para Madhështisë së Tij, Qenien, Cilësitë dhe Lartësinë e Tij.

EL BATIN (I PADUKSHMI): tregon për përvetësimin e Allahut për çdo gjë të fshehtë e të hapur, për mëkatet dhe imtësira të tjera njëkohësisht, siç tregon edhe për përsosmërinë e afrimit të Allahut të Lartësuar.
Ndaj sado që të bëjnë përcaktime të kohëve të mëparshme periodike deri në pafund, Allahu është para gjithë kësaj dhe për çdo kohë të mëvonshme sado që ta e përcaktojmë, Allahu është pas kësaj (I Fundit). Ai është i Cili ka shpikur kohërat dhe të gjitha krijesat dhe të gjitha ato në ekzistencën dhe vazhdimësinë e tyre janë të varura nga Allahu i Lartësuar.

Nuk ka kundërshtim mes EDH DHAHIR (I DUKSHMI) dhe EL BATIN (I PADUKSHMI), pasi si Allahu nuk është asgjë, nuk i ngjason Atij asgjë në të gjitha cilësitë, Ai është i Larti në afërsinë e Tij dhe i Afërt në lartësinë e Tij. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.