MЁNYRA E ABDESIT

 
Rreth unazave tė fejesės... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 28 dhjetor 2008
Pyetje:
Selam alejkum!
I dashur vëlla! Kam katër muaj që jam fejuar dhe unazat e fejesës të dytë i kemi blerë nga 
ari i bardhë pasi burri im është i arsimuar fetarisht dhe më ka thënë se ka 
argumente se është hallall pasi që ai në realitet është platin e nuk është ari 
i cili është haram. Nga kimia edhe unë e di se është ashtu dhe po ju shkruaj 
jo pse nuk po i besoj dijes së tij por pse po kam frikë për të dhe ju lus që për
hir të Allahut të më jepni një përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur. 
Allahu ju ruajttë, ju shpërbleftë dhe u kujdestë për ju në dynja dhe në ahiret, 
inshAllah!



Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër e nderuar! Ari i bardhë në esencë është ari i natyrshëm i përzier me disa materie kimike si platini etj., dhe merr ngjyrën e bardhë për shkak të atyre materieve të komponuara. Ari i bardhë është ari i verdhë në esencë i lyer me platin. Ose është ari i verdhë në masë prej 70 apo 80 %, varësisht se sa karat është, me 30 apo 20 % platin. Në këto raste, padyshim se unaza, apo çfarëdo qoftë ajo, konsiderohet ari dhe si e tillë është e ndaluar ta mbajë mashkulli.
Nganjëherë ndodh të dëgjojmë se vet gjërave të përpunuara prej platinit i themi ari i bardhë. Unaza prej platini, lejohet të bahet edhe nga meshkujt pasi që nuk kemi kurrfarë argumenti se platini ndalohet për meshkuj.
Mirëpo ne duhet të kthehemi te kompetentët e metaleve të çmuara (edhe vet argjendarët) dhe t’i pyesim se ajo unazë është ari i bardhë, apo është me emërtim si ari i bardhë e në realitet është prej platini. Nëse thonë se ka edhe ari e që zakonisht përbën përqindjen më të madhe, është i ndaluar për mashkullin, e nëse thotë se është vetëm prej platinit, atëherë lejohet bartja e saj edhe për mashkullin.
Një gjë duhet përmendur doemos. Këmbimi i unazave mes të fejuarve është traditë që bazat nuk i ka në Islam, por përkundrazi, kjo traditë vjen tek ne prej të krishterëve, të cilët thuhet se kanë trashëguar prej grekëve të vjetër e ata prej faraonëve. Sido që të jetë, është prej traditave të jomuslimanëve, që nuk guxojmë ne t’i ndjekim për shkak të haditheve të shumta që flasin lidhur me imitimin e traditave të jomuslimanëve. Këmbimi i unazave në vete përmban edhe disa besëtytni që kundërshtojnë thellësisht besimin islam. Aty mendohet se unaza do të jetë shkak në mbajtjen e lidhjeve bashkëshortore, unitetit ndërmjet tyre etj. Humbja apo harresa e saj shton pesimizmin e ndërsjellë në mes të fejuarve. Unaza e fejesës përmban disa simbolika shumë të ndaluara, gjë që e rëndon edhe më tepër dispozitën e bartjes së saj me rastin e fejesës në haram. Nëse dikush arrin t’i zhduk nga zemra të gjitha ato besëtytni dhe e konsideron unazën thjesht një dhuratë që ia dërgon të fejuarës dhe anasjelltas, dispozita e saj në këtë rast mbetet prapë haram, ose së paku mekruh – e urryer- , për shkak se është përngjasim me jomuslimanët në traditat e tyre.
Allahu ju dhëntë sukses në fejesën tuaj dhe i pranoftë lutjet tuaja lidhur me ne!  Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Allahu e di më së miri!



                                          
Muhamed Dërmaku 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.