MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn ta pėrdori dhjamin e derrit pėr shėrim? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 27 dhjetor 2008
Pyetje:
Selam alejkum!
Desha ta bëj një pyetje: jam e infektuar shumë në vaginë dhe po përdori 
barëra qe disa ditë por pa sukses. Dikush më ka thënë që nëse e përdor
dhjamin e derrit kurrë më s’do të kem problem edhe pse nuk mundem
të veproj kështu edhe nëse shërohem në këtë mënyrë. Desha të më 
tregoni se a është i ndaluar mishi i derrit edhe për shërim? Allahu ju 
shpërbleftë!



Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër e nderuar, nëse keni për qëllim shërimin me dhjamë të derrit duke e ngrënë atë, nuk lejohet përdorimi i tij në asnjë mënyrë, e nëse është për qëllim përdorimi i tij si pastë apo krem për të lyer ndonjë organ, atëherë mund të lejohet (sipas disa dijetarëve, jo unanimisht) nëse është e vetmja mundësi për të arritur deri tek shërimi. Nëse shërimi është i mundshëm me metoda të tjera, atëherë nuk lejohet përdorimi i dhjamit të derrit, sepse nga derri gjithçka konsiderohet si e papastër dhe e fëlliqtë.
Nëse nuk gjeni bar tjetër dhe filloni ta përdorni dhjamin, keni kujdes të largoni atë papastërti nga trupi kur të faleni, sepse prej kushteve përgatitore për namaz është eliminimi i papastërtive në trup, rroba dhe në vendin ku faleni!
Allahu e di më së miri! 



                                                Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.