MЁNYRA E ABDESIT

 
Shega - Njėra ndėr frutet e lashta qė na nevojitet sot! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 26 dhjetor 2008



Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.” (Err-Rrahman, 68)    





Në fakt shega është një frut, i cili së bashku me ullirin; rrushin; fikun dhe hurmat janë ndër pemët e para të kultivuara në historinë e njerëzimit. Shkencëtarët mendojnë se pema e vogël e shegës me qëllim u mbjell së pari në Turqi dhe pjesët veriore të Iranit. Por ajo rritet edhe në Kaukaz ( Armeni , Azerbajxhan) Taxhikistan: Turkmenistan; Afganistan; Pakistan etj. Pastaj në vendet mesdhetare Spanjë dhe në lindjen e afërme sikur në Palestinë; Egjipt;  Marok; Tunizi etj.
}
Shega arabisht quhet Rumman; latinisht quhet Punica granatum. Është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 metra lartësi dhe gjerësi deri në 3 metra, jeton me qindra vite.

Shegat jo vetëm që janë të shëndetshme, por edhe me veti simbolike!

Domethënia simbolike

Shega përmendet në tre vende në Kur'an, dy herë sikur dhurata nga Allahu i Madhërishëm.

Allahu thotë:

Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.” (El-En’amë, 99)

Po ashtu thotë:

Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!” (El-En’amë, 114)

Në ajetin tjetër thotë:

Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.” (Err-Rrahman, 68)

(Kur'an përkthimi i Hasan Nahit)

Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur'an thuhet se ngrënia e vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjunktivitin atë vit. Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri.

Në fenë katolike farat e shegëve simbolizonin individët me fenë e njëjtë, të bashkuar në një bashkësi. Disa komente nga Bibla thonë se pema me të cilën u mashtrua dhe ngrëni Hava në Xhenet dhe pastaj u dëbua nga Xheneti; ishte shega. Fruti luan një rol të rëndësishëm edhe në fenë jahudite. Këta mendojnë se në shegë janë gjithsej 613 fara, aq janë edhe numri i urdhrave në Dhiatën e Vjetër. Në Budhismus shega është njëra prej tre frutave të bekuara - së bashku me pjeshkën dhe limonin. Ka edhe të dhëna të shumta tjera, por ne po përmendim vetëm këto.

Përdorimi në shëndetësi

Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve. Vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më i fuqishmi në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtëzakonshëm dhe të lehtë. E nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës. Megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Shega sot festohet sikur një frutë superiore. Studimet e shumta kanë ardhur në përfundim se lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksideve se të rrushit të zi dhe çajit jeshil. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane,thartirën phenol; polyphenole;  të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtëritjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E. Në lëvozhgën e shegës ndodhet një substancë tkurrëse që quhet Tanin e cila e shëron barkun. Gjatë studimeve më të reja janë ofruar të dhëna të reja se në lëngun e shegës janë gjetur dobi të papritura deri më tash. E sidomos bën dobi te sëmundjet  kardiovaskulare - të zemrës, kanceri dhe artriti. Në veçanti janë Polifenolet të cilat veprojnë si antioksidues, antiefektiv dhe antikarcinogjen dhe me anë të tyre arrihet mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme. Gjatë përdorimit të shegës ose lëngut të shegës aktivizohen fuqitë auto-imunitare të shërimit gjatë: infeksioneve, te kolesterolit të lartë në gjak, te shtypja e lartë e gjakut, te kanceri  dhe te sëmundjet nervore .

Përbërësit që gjinden në shegë veprojnë në një mënyrë specifike  në qelizat dhe organet e ndryshme. Disa qeliza ngadalësohen ose edhe eliminohen gjatë procesit të tyre, kurse te disa të tjera ndihmon të ripërtërihen dhe të mbrohen nga ndikimet negative. Por fundi i fundit Krijuesi, Allahu i Madhërishëm që krijoi çdo gjë, e krijoi edhe këtë pemë me shumë të mira dhe për të mirën tonë.

Në studimet që vijuan në Qendrën e Zbulimeve në Haifa është zbuluar se lëngu i shegës zbërthen kolesterinën gati përgjysmë dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterinës së dëmshme (kolesterina që i ngushton arteriet). Provat që janë bërë te minjtë vërtetuan se lëngu i shegëve ka zvogëluar në masë të madhe gëlqerëzimin e arterieve. Në gazetën e Shkollës të Kardiologëve është shkruar mbi studimet e ndikimit të lëngut të shegëve te pacientët me sëmundje ishemike të zemrës. 45 persona testues kanë pirë mbi tre muaj përafërsisht 240 mililitër lëng të shegëve ose kanë marrë placebo. Gjatë matjes së qarkullimit të gjakut para dhe gjatë mundimeve fizike është vërtetuar se grupi që ka pirë lëngun e shegës kanë pas qarkullim më të lartë dhe efikas të gjakut. Dhe ashtu u vërtetua se një gotë e lëngut të shegëve në ditë e ndihmon dhe përshpejton qarkullimin e gjakut për një të tretën.

Numri i vdekjeve te të sëmurët me Diabet Tip 2 është nga shkaku i gëlqerëzimit të arterieve. Nga studimet vjen deri te shpresa se lëngu i shegës te këta të sëmurë jep rezultate shumë të mira. Në të gjitha lëngjet  sheqeri gjendet i lirë dhe në formë të dëmshme. Te lëngu i shegës  këto sheqerna janë me një formë të veçuar të lidhura me antioksiduesit, dhe në atë mënyrë ndalohet sheqeri nga gëlqerëzimi në arterie.

Shumë hetime të publikuara për eksperimente të kryera deri më tash në shtazë, por edhe te njerëzit dhe edhe nga të dhënat klinike të vërtetuara,  shega ndihmon te: arterioskleroza; tensioni i lartë i gjakut; sëmundjet e lukthit; infeksionet bakteriale; infeksionet virale ( HIV-1 ); kanceri i gjinjve; kanceri në prostatë; kanceri në zorrë; kanceri në lëkurë; kanceri në mushkëri; diabeti melitus dhe osteoporoza.

Gjatë studimeve është vërtetuar se brendësia e arterieve të qafës të trashura te arterioskleroza, pas përdorimit njëvjeçar të shegës është zvogëluar për 30%, kurse te grupi që nuk kanë përdorur është rritur për 9%.

Te shtypja e lartë e gjakut pas përdorimit njëvjeçar të shegës 21 % ka qenë shtypja më  e ulët.

Përdorimi i ekstrakteve të shegës ndihmon edhe te sëmundjet koronare e krijuar nga stresi i lartë. Këtu është vërejtur gjatë studimeve vetëm pas tre muajve të përdorimit 17% qarkullim më i mirë i gjakut në muskulin e  zemrës. Kurse numri i rasteve të Angjina Pectoris është zvogëluar për 50 %.

Gjithashtu është vërtetuar se qelizat kancerogjene te kanceret e ndryshme, rriten shumë më ngadalë gjatë përdorimit të shegëve.

Duke e parë se ditëve të fundit sëmundjet e atilla kanë marrë përmasa të mëdha neve duhet të vetëdijesohemi, të kemi veten parasysh dhe të jemi syhapur që të ruajmë shëndetin tonë, gjë kjo që sot ka nevojë shumë më të madhe se gati çdo gjë. Natyrisht se ai që i përmbahet urdhrave të Allahut nuk humb asnjëherë pasi që jeta e kësaj bote është e shkurtër, kurse ne kemi edhe ahiretin; por edhe preventiva luan një rol të rëndësishëm në arritjen e shëndetit. Dihet se çdo gjë është në duar të Allahut Fuqiplotë dhe Ai është Sunduesi dhe ne jemi të mbështetur vetëm te Ai.

Për fund lus Allahun e Plotfuqishëm të m’i fal gabimet e mia nëse kam gabuar, e nëse e kam qëlluar e falënderoj pa masë, se është e mirë e Tij dhe qëllimi final është vetëm arritja e kënaqësisë së Tij për në të dy botët dhe lus Atë që ta pranojë.


                   Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.