MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse ėshtė e ndaluar tė festojmė vitin e ri? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 26 dhjetor 2008
Pyetje:
Pse është e ndaluar me festuar vitin e ri?


Përgjigje:
Viti i Ri është thjesht ndërrim i motmotëve dhe kryerja e kalendarit diellor. Nuk shënon asgjë më tepër që meriton të bëhet madhështor dhe të festohet. Çështja e kremtimeve dhe e festave, në Islam është e precizuar dhe ato janë dy; Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Ndonëse ekziston edhe ndërrimi i motmoteve edhe në kalendarin hënor, me të cilin bëhet llogaria e kohës në Islam, nuk parashihet kurrfarë shënimi dhe kremtimi i përfundimit të atij viti dhe fillimit të tjetrit.
Duke qenë se Islami nuk e njeh për të veten festën e ashtuquajtur të Vitit të Ri, duke qenë se festat përcaktohen vetëm me ligj (me Kuan) dhe legjislacioni ynë nuk e përcakton këtë festë, duke qenë se kremtimi i kësaj feste bazat i ka te besimet e tjera, që ne nuk guxojmë tua madhërojmë festat e tyre, sikundër nuk kërkohet nga ta që t’i madhërojnë festat e tona, nuk lejohet kremtimi i Vitit të Ri. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush shpik në çështjet tona gjëra të jashtme, atij nuk i pranohen ato” (Transmeton Buhariu dhe Mulimi)


                                                 
                                            Muhamed Dermaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.