MЁNYRA E ABDESIT

 
Ty dhe Kohės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e enjte. 25 dhjetor 2008



Përqendrohu në dritën e vetme dhe të vërtetë.








"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." ( El-Asr: 1-3 )

Na afrohet çdo ditë, moment, çast. Tani edhe kur je duke i lexuar këto rreshta po ecën me hapa te shpejt. Nganjëherë e kemi ndjesinë se u ndal, nuk po lëvizë më. 

Lëvizë edhe atëherë veç se nganjëherë nuk e ndjejmë nga pesha, barra e rëndë që i vejmë vetës. Ke përshtypjen që ti po ecën e të tërheq dikush nga prapa. Të duket që kalon ne rrjedhën e lumit që të rikthen shpie prapë në fillim. Mos e kthe kokën pas, do të humbasësh shumë do të vonohesh, shiko tek shkëndijëza edhe pse larg mund të jetë apo të duket ashtu nga hapat që të rëndojnë. Mos u mjegullo nga iluzionet nga dritat me ngjyra momentale. Mos u pengo nga shkëlqimet mashtruese e të shkurtra sa do që në shikim të parë të duken mjaftë tërheqëse.

Përqendrohu në dritën e vetme dhe të vërtetë. Është ajo drita e fuqishme që i thyen shtigjet, çan malet, largon pengesat. Depërton në thellësitë e zemrave. I zbut ato, i bën të ndjeshme të përulura ndaj Krijuesit të vetëm, i bën te fuqishme ndaj sfidave. Të durueshme ndaj çdo sprove. E zbutë zemërimin, shëron zemrat, shpirtrat i lehtëson.
Është drita e besimit. Drita e vërtetë.
Ty që beson! Falënderohu që je begatuar me këtë dritë e nuk je e “verbër”. Sa e sa ka që jetojnë në errësirën përmbysëse që i vret çdo ditë. Je begatuar me dritën me të mirë të mundshme. Ruaje si thesarin me te çmueshëm mos te të iki nga duart. Ruaje me xhelozi. Është pasuria më e madhe që posedon. Ushqeje me namaz të kujdesshëm, lexim, vepra të mira, me afërsi e solidarizim me vëllezërit e motrat e tuaja në islam.

Mos të ju ndajnë zënkat e panevojshme. Falë, duro, pendohu, lexo, lutu, falëndero, dhuro, këshillo, bëje me të mirën nga vetja. Shfrytëzo çdo moment-sekondë deri në maksimum. Janë shumë më të vlefshëm se sa që mendon andaj mos i le te të ikin kotë.
E deri sa je ende duke lexuar ta dish dhe kuptoje qe ajo ecën prapë, nuk e dimë edhe sa do të kalojë. E dimë që për sa kohë qe marrim frymë, të mundohemi të bëjmë me të mirën që mundemi.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.