MЁNYRA E ABDESIT

 
A mund tė falem me flokėt me llak dhe me parfum qė pėrmban alkool? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 25 dhjetor 2008
Pyetje:
Selam alejkum! Ju uroj për web faqen e cila ka një përmbajte shumë të 
qëlluar dhe me ndikim pozitiv te ne. Suksese!
Desha t`ju pyes se a mund të falem nëse në trup kam parfum i cili përmban 
alkool dhe nëse i kam flokët me llak i cili ka përmbajte të alkoolit. Pra,a mund 
te falem pasi të marrë abdes me këtë parfum dhe llak?


Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Sipas mendimit që mendojmë të jetë më i sakti lejohet përdorimi i atij parfumi dhe atij llaku dhe si të tillë nuk pengojnë në faljen dhe konsiderimin e namazit. Kjo është përgjigje e përgjithshme.Sa i përket parfumimit të femrës dhe daljes së saj në rrugë e parfumuar, një gjë e tillë është e ndaluar - haram. Njashtu edhe dalja e saj në rrugë para meshkujve të tjerë, me flokë të zbuluara dhe të zbukuruara e me llak është haram.Nëse dikush thotë: “mua më intereson a pranohet namazi në atë gjendje, kurse dalja në rrugë e parfumuar dhe me flokë të zbukuruara është temë tjetër”, ne i themi se namazin që ti e kryen, sigurisht se e bën për Allahun dhe për faktin se Allahu të ka obliguar me të. I Njëjti ligjvënës, pra Allahu, ka ndaluar të dilet e zbukuruar dhe e parfumuar në rrugë. Ti me namazin tënd pretendon ta adhurosh Allahun dhe ta ushqesh veten, kurse me daljen tënde në rrugë, motër myslimane si e zbukuruar, po mëkaton ndaj Allahut dhe po e stimulon prishjen e moralit tënd dhe moralit të tjerëve.

Si është e mundur që Allahu të respektohet në disa urdhra dhe ndalesa dhe të mos respektohet në disa urdhra dhe ndalesa të tjera?! Allahu thotë:

“Mos vallë, një pjesë të Librit e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.” (Bekare, 85)

Allahu e di më së miri! 




                                               Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.