MЁNYRA E ABDESIT

 
Viti i Ri, festė krishtero-pagane PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e diel. 16 dhjetor 2012


Mburruni e krenohuni me Islamin e mos pasoni verbërisht jobesimtarët.







Allahu i Lartësuar e zbriti këtë fe, porse njerëzit ende vazhdojnë të kenë përkatësi të ndryshme fetare (jehudë, të krishterë, idhujtarë, zjarrputistë etj.) dhe secili grup ka tradita dhe ceremoni me të cilat dallohet nga të tjerët. Jobesimtarët kanë festa të veçanta për ta, kremtimi i të cilave është i ndaluar për muslimanët. Muslimanët kanë festa që janë të veçanta për ta, në të cilat nuk marrin pjesë jobesimtarët. Festat në Islam janë të caktuara. All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lënë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si muslimanë na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë Fitër dhe Kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.

Prej festave të jobesimtarëve, të cilat përpiqen t’i përhapin në mesin e muslimanëve është ”Viti i Ri”. Në këto ditë shihet një atmosferë ku njerëzit bëhen gati për ta festuar këtë festë. Ata mundohen që t’i japin sa më shumë pamje festive këtyre ditëve të fundit të këtij viti gregorian. Ajo që na habit neve nuk janë përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve janë përgatitjet që i bëjnë muslimanët për ta festuar këtë “festë”.

Zakonisht këto net kalohen me alkool, zina, e shumë mëkate të tjera. Kësaj atmosfere pa dyshim i ndihmojnë edhe mediat, të cilat gjatë tërë kohës e reklamojnë këtë festë, ku ekranet televizive mbushen përplot vasha dhe këngëtare të zhveshura gjysmëlakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anë e mbanë qyteteve tone të banuara nga muslimanët etj. Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, zhveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na fut në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).
Ose në transmetimin tjetër: “Nuk është prej nesh ai që u përngjan të tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).
ndërsa Allahu në Kur'an thotë:
“...E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre...”. (El-Maide: 51).


Kremtimi i kësaj feste ndalohet për disa arsye:

1. Kjo festë në esencë është festë shthurjeje dhe shfrenimi.
2. Kremtimi i saj është përngjasim me jobesimtarët, e kush i përngjan një populli është prej tyre dhe do të ringjallet me ta.

3. Ndjekja e tyre në këtë festë shpie deri te pasimi i tyre edhe në vepra të tjera.

4. Kremtimi i kësaj feste çon në sjelljen e manifestimeve të jobesimtarëve në mesin tonë dhe përhapjen e ceremonive të tyre në kanalet dhe tregjet tona.

5. Allahu i Lartësuar ka përbuzur festat e jobesimtarëve, ka ndaluar nga pjesëmarrja në to dhe i ka quajtur gënjeshtra. Zoti ynë ka thënë: "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (Kur'an, 25: 72)

6. Ndjekja jonë e jobesimtarëve nxit ata të fusin traditat dhe ceremonitë e tyre në mesin tonë.

7. Manifestimi i ceremonive të krishtera nga ana jonë, nëpërmjet kremtimit të festave të tyre dhe veshjes së rrobave të tyre i bën ata të ndihen krenarë dhe ta ndiejnë veten më të mëdhenj se ne dhe ua shton atyre përqeshjen ndaj Islamit dhe muslimanëve. Në këtë mënyrë ata largohen nga hyrja në Islam dhe presin që ne t'i pasojmë ata, e jo ata neve. Muslimanëve nuk u lejohet që t’u përgjajnë në asnjë gjë e cila është veçori e festave të tyre: as në ushqim, as në veshmbathje, as në larje, as në ndezje të zjarrit, as pasivizim të ndonjë adeti nga përditshmëria e jetës ose të ndonjë ibadeti, as në përgatitjen e gostisë, as në dhurata, as në shitjen e gjërave me të cilat ndihmohen në këto festa, as t’u mundësohet fëmijëve dhe të tjerëve që të lozin e as që të veshin rroba të zbukuruara e as t’ua urojnë festat jomuslimanëve në asnjë mënyrë gojarisht apo me shkrim. Thënë shkurt, nuk u lejohet që të veçojnë festat e tyre me simbole të veçanta të tyre, por dita e festës së tyre te muslimanët duhet të jetë sikurse edhe ditët e tjera.

8. Përngjasimi në çështjet e kësaj bote shkakton dashuri dhe miqësi me ata që u përgjason.

Kujdesu e mos paso epshin tënd, kujdesu e mos paso ata që urdhërojnë kah e keqja.
Festimi i vitit të ri është pasim i epshit, imitim i tjerëve, imitim i injorancës dhe mendjelehtësisë së të humburve, e mosrespekt ndaj urdhërit të Krijuesit të Urtë…
Është mosrespekt i urdhërit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Kërkojmë nga muslimanët që të jenë krenarë dhe të mburren me Islamin e tyre.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.