MЁNYRA E ABDESIT

 
I Larti, mė i Lartėsuari (El Alij el A’la) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 22 dhjetor 2008


“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin!”. A’la, 1.







Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori”. Bekare, 255. Po ashtu, thotë: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin!”. A’la, 1.

Këto dy emra tregojnë se të gjitha domethëniet e lartësisë janë të vërtetuara për Allahun me të gjitha format:

1. Lartësia e Qenies. Ai qëndron mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat e Tij, i ndarë nga ata, mirëpo është i Dijshëm për veprimet e tyre, i sheh ata, Rregullues i çështjeve të tyre të dukshme e të padukshme, Folës me dispozitat e Tij të përcaktuara, rregullsitë kozmike dhe dispozita sheriatike.

2. Lartësia e fuqisë. Ajo është lartësi e tipareve të Tij dhe madhështia e Tij. Nuk i ngjason asnjë cilësi e krijesave Atij, madje të gjitha krijesat nuk kanë mundësi të përvetësojnë disa nga domethëniet e ndonjë cilësie të vetme. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë”. Bekare, 255.Dhe nga kjo mësojmë se asgjë nuk i përngjan Atij në të gjitha cilësitë e Tij.

3. Lartësia e mposhtjes. Ai është Mposhtës i vetëm i Cili me fuqinë dhe lartësinë e Tij i mposht të gjitha krijesat, të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij, ç’deshi ajo ndodhi dhe nuk e pengon në këtë askush, e ajo për të cilën s’deshi nuk ndodhi, ndaj po të mblidhen të gjitha krijesat në sjelljen e diçkaje çka nuk do Ai nuk do të munden, e, po ashtu, nëse mblidhen të pengojnë diçka çka Ai dëshiron, nuk do të munden, për shkak të fuqisë së Tij të përsosur dhe realizimin e dëshirës së Tij dhe për shkak të varfërisë së madhe të të gjitha krijesave kundrejt Tij në çdo formë. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.