MЁNYRA E ABDESIT

 
A duhet t'i tregoj ēdo gjė bashkėshortit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 15 nėntor 2006


Kjo është një pyetje e rëndësishme dhe me vend, sepse lidhet me shumë probleme që mund të lindin më vonë.


Disa prej bashkëshorteve të reja pyesin:

A është prej dashurisë dhe sinqeritetit ndaj bashkëshortit tim, që ta lajmëroj
për çdo gjë që lidhet me mua dhe jetën time? 
A ta informoj për të gjitha sekretet e mia dhe për çdo gjë që e di?  

Më e mira është që mos t’i tregosh
çdo gjë! Mos e informo për çdo gjë, sido që të jetë dashuria dhe sinqeriteti yt ndaj tij, sepse Allahu i Lartësuar  e ka lejuar rrenën vetëm  në tre raste, ku njëri prej këtyre rasteve është ndërmjet dy bashkëshortëve e kjo në disa çështje. 

Na lejoni që t’i shqyrtojmë disa
çështje në të cilat dijetarët e lidhjeve bashkëshortore kanë kostatuar se informimi i të gjitha gjërave shkakton probleme dhe befasi ndërmjet bashkëshortëve: 

- T’i  tregosh për të metat e familjes tënde dhe në ve
çanti për prindërit e tu dhe problemet e tyre, kjo çështje ta ul  vlerën tënde para tij si dhe do ta shtyjë që të shikojë familjen tende me shikim negativ si dhe kjo mund të shkaktojë prishjen e lidhjeve ndërmjet tij dhe familjes tënde më vonë. 

Njëra prej bashkëshorteve thotë: E lajmëroja burrin për sjelljen e nënës time të rreptë ndaj babait tim, deri sa ai u martua me një grua tjetër, pas disa viteve të martesës sonë ai filloi të më ofendojë në lidhje me këtë dhe më thotë: Tipi yt është si tipi i nënës tënde dhe edhe ty do të gjejë ashtu si e ka gjetur nënën tënde!
 

Mos e informo për atë që thotë nëna jote ndaj tij ose për familjen e tij ose për di
çka tjetër që lidhet me atë, ose për atë që thotë ndonjë pjesëtar i familjes tënde për të, vetëm nëse është pozitive ose diçka e mirë.

Njëra prej grave ka shkaktuar për
çarje mes bashkëshortit dhe vëllait të saj si shkak i bartjes së disa kritikave të thjeshta, të cilat i ka thënë vëllai i saj për bashkëshortin e saj. Kjo përçarje erdhi duke u shtuar gradualish derisa çështja arriti në atë se bashkëshorti i saj nuk prezanton në atë vend ku gjendet vëllai  i saj. 

Ki kujdes mos të gabosh dhe ta lajmërosh se ty  më përpara te ka  pëlqyer ndonjë person tjetër para tij, sado që të jetë kjo dashuri e pastër, sepse do të ngelet di
çka në zemrën e tij ndaj teje sado që të mundohesh për ta përmirësuar këtë  dhe kjo ndoshta nganjëherë mund të çojë deri te dyshimi në ty. 

Mos e lajmëro asnjëherë për gjërat negative që i shikon në familjen e tij, sado që të jenë të thjeshta  mundohu që të ia zbukurosh sa të mundesh dhe mos e kritiko atë për veshjen e vëllezërve të tij ose të ndonjë pjesëtari të familjes së tij ose mënyrën e gatimit të nënës së tij ose të përqeshësh mobiljet e shtëpisë së tyre, veprimet e tyre…etj.
 

Mos e lajmëro për ndjenjat tua kundrejt familjes së tij, sado që mos ta duash motrën e tij ose urren ndonjë prej familjes ose të afërmëve të tij. Kujdesu që të jesh e matur shumë  kur të flasësh kundrejt ndonjë pjesëtari të familjes së tij dhe ke parasysh se a dëshiron ti që të flasë ai kundrejt familjes tënde?! 
 

Mos e lajmëro për realitetin e ndjenjave tuaja negative kundrejt shikimit të tij dhe pamjes së tij, edhe nëse nuk të pëlqejnë flokët e tij ose hunda e tij ose diçka tjetër në realitet jepi komplimente se si shkak i komplimenteve vjen dashuria,  gjithashtu mos e shfaq se i ke rënë 'pishmanit'  pse je martuar me të edhe nëse e ndjen këtë. 

                                                                     Marrë nga revista "Hajat"

                                                              Përktheu & përshtati: Merita Rexha

                  

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.