MЁNYRA E ABDESIT

 
Mėsime nga Surja Jusuf PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 20 dhjetor 2008

 



 1. Allahu i Madhërishëm është vazhdimisht pranë robit të tij duke qenë aq afër, Ai është i njohur hollësisht për veprimet por edhe mendimet e njeriut qofshin ditën apo natën, në gjumë apo syçelur, ulur apo duke ecur, qoftë në gjendjet e qetësisë apo rrezikut!

2. Ëndrrat e mira janë formë e paralajmërimit nga Allahu Fuqiplotë, por jo të gjithë gëzojnë këtë privilegj apo dhunti në të komentuarit e tyre. Ëndrrat e mira nuk duhet treguar armikut rreth tyre, sepse mund të ketë ndikim negativ.

3. Psikologu më i mirë i njeriut është prindi i tij. Me këtë nuk mund të krahasohet raporti me familjarë të tjerë. Arsyeja sepse prindi ndjen dhimbje njësoj për të gjithë fëmijët kurse dashuria nuk është e njëjtë. Ajo forcohet dhe dobësohet në saje të përkujdesjes reciproke prind-fëmijë dhe anasjelltas, kurse këtë dhimbje nuk e ka fëmija te prindi por dashurinë që duhet ta ruaj te prindi në mënyrë që ta dojë edhe prindi atë. Kjo dashuri është respekt dhe përkujdes për njëri-tjetrin. Prindi e njeh më së miri fëmijën e tij kur ai dyshon në fëmijën e vet, fëmija nuk mund të jetë i hajrit. Pra nëse një prind ankohet, ai njeri nuk është i mirë, sepse vështirë që dikush të mos ta dojë fëmijën e vet vetëm nëse e tepron shumë se përndryshe secili prind pretendon ta ketë fëmijën më të bukur në botë! 

4. Zilia më e madhe qëndron afër një njeriu të dijshëm, është e kuptueshme pseja e kësaj, sepse dituria është një virtyt i lartë dhe pasuri jashtëzakonisht e madhe për trup dhe shpirt, kurse i dituri nuk duhet të habitet nëse goditet më shumë nga kurthet dhe sprovat, sepse i miri përherë do të jetë në rreziqe, kurse kjo e bën pikërisht të mirë, sepse ai i përballon atyre me forcën e dijes së vet!

5. E vërteta nuk është e vërtetë vetëm pse shumica e pasojnë. Në qoftë se një individ ka fakte të besueshme dhe të sakta shkencore ai mund ta shpartallojë tërë masën që mburret për nga numri. Shpeshherë një njeri i vetëm ka marrë në qafë një masë të tërë, andaj shoqëria duhet të kujdeset më shumë për individin se sa për dikë tjetër pikësëpari duke e mësuar formimin e karakterit personal e atëherë qelizat e tjera të shoqërisë marrin shembull për së miri.

6. Njerëzve të mirë nuk do t'iu ndalen së godituri fatkeqësitë, shembull për këtë kemi jetën e Jusufit , paqja e Allahut qoftë mbi të, një prej të dërguarve të Allahut të Madhërishëm. Kurse kjo veçse e ëmbëlson fitoren për në fund!

7. Lotët dalin kur kemi marrë një realitet me zemër, por ata mund të jenë vërtetë edhe të rrejshëm, sepse p.sh. nëse njeriu në ato qaste qan mund të ketë kujtuar një realitet të mëhershëm dhe te ai të shpërthejnë lotët, kurse ai nuk qan për të tanishmen që po ndodh. Njerëzit qajnë edhe nga zilia, nga turpi e jo vetëm nga mërzia apo pikëllimi, siç mendon njeriu. Përveç asaj ka lot të gëzimit. Pra lotët janë të natyrës së ndryshme sikurse ndjenjat. Lotët më të bukur janë ata që dalin për Allahun e Madhërishëm, sikurse ndjenja më e mirë që të ndjell qetësi dhe paqe shpirtërore.

8. Gëzimi i dikujt tjetër mund të jetë shpëtim për dikë tjetër, është e pamundshme të gëzohet dikush apo të hidhërohet e të mos merr hise edhe ai që e di. Pranë njerëzve që na duan është mirë që fshehim hidhërimin, sepse ashtu shkaktojmë dyfish fatkeqësi, por edhe para armikut duhet të jemi të kujdesshëm të mos tregojmë shenja dobësie. 

9. Lakmia e ngrit vlerën e gjësendeve edhe pavlerë te kishin qenë. Ajo është sa e dëmshme aq e dobishme por varet se në çka e përdorim. Në mall është e dëmshme, sepse nxit harxhimin. Në njerëz e dëmshme, sepse nxit epshin. Ndërsa në punë të mësimit të dinit të Allahut dhe veprave të mira është inspirim i dobishëm.

10. Një pushtetar i dijshëm është dhurata më e mirë për një popull (dije në aspektin pozitiv, karakter+mendje). Për të arritur deri tek kjo pozitë duhet punë përkushtimi dhe pjekuri. Pra është çështje kohe dhe qëllimi. Por edhe caktim i Allahut nëse do Ai e lartëson atë që do!

11. Nderi kthehet me nderë. Këta janë të ndershmit.

12. Rroba e trupit është dëshmitari, material i parë për njeriun e vet.

13. Njeriu i cili nuk realizon epshin e vet në rrugë të paligjshme është i mëshiruar nga Allahu i Gjithëmëshirshëm.
 
14. Femra dhe mashkulli pa moral nuk kanë kurrfarë vlera njerëzore. Veprat e mira burojnë nga morali i mirë dhe anasjelltas.

15. Ndihmën e Allahut, njeriu duhet kërkuar në çdo vend dhe kohë, sepse shejtani mund t'i bëj dredhi atij të llojllojshme.

16. Çdo e mirë është nga Allahu. Njeriu gabon shumë kur për një fitore e thotë se e ka meritë nga vetja kjo është një mëkat i madh, sepse realisht edhe fitorja është sprovë a falënderohet njeriu apo jo.

17. Diturinë shpërndaje kudo qoftë edhe në errësirën e burgut, prej saj buron drita!

18. Çdo njeri ka nevojë për këshillim qoftë edhe mbreti më i lartë!
Pranoje këshillën edhe nga i varfëri, ai mund të mos ketë asgjë për të dhënë por shumë për të mësuar. Mësimi është tregtia më e mirë! 

19. Robërit e Allahut janë gjithmonë të përgatitur dhe që e planifikojnë jetën e tyre, ata nuk veprojnë nga hamendja!

20. Kur hidhërimi dhe pikëllimi i shtrohen Allahut atëherë njeriu fiton zgjidhje edhe në këto situata. Ndihma e parë nga Allahu është se Ai ju forcon durimin!

21. Ta mbash mërzinë në brendësinë tënde është dëm i madh, ilaçi më i mirë; shprehu me njerëzit! Vetmia është antinjerëzore.

22. Faji nuk largohet nga një njeri kur ai e fajëson dikë tjetër për veprime të tija, kjo vetëm sa e rëndon edhe më shumë gabimin. Në këto raste pendimi është rruga e vetme! Faji nuk harrohet duke bërë mëkate edhe më të mëdha, sepse çdo
veprim ka llogarinë e vet, edhe grimca mban përgjegjësi.



     Allahu na shtoftë diturinë dhe mësimin nga Kur'ani Kerim!




                                                 Shkruar nga nje moter ne Islam
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.