MЁNYRA E ABDESIT

 
Emri Allah PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e enjte. 18 dhjetor 2008






 


 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Emri Allah është përmbledhës i të gjitha emrave të bukur dhe cilësive të larta. Allah është emër më i shenjtë që tregon të qenët më i larti, njëshmërinë e Tij dhe vetitë e Tij hyjnore. Kuptimi i emrit “Allahu” eshte: “I Adhuruari.”

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është Planifikues i pavarur.” Nisa, 171.

Po ashtu, fjala e Allahut: “Allahu - s'meriton te adhurohet zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi.” Bekare, 255.

Ibnu Abazi ka thene: “Allahu eshte Ai te Cilit i takon ta adhurojme te gjitha krijesat.”

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.