MЁNYRA E ABDESIT

 
Tortė me ēokollatė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e martė. 14 nėntor 2006

Përbërësit:
-10 vezë,
- 10 lugë sheqer,
- 10 lugë miell,
- 3 lugë kakao,
- 100 gram margarinë,
- 1 pluhur paste (‘pecivë’),
- 400 gram çokollatë,
- 4 dcl. ajkë të ëmbël (‘hopla’)

Përgatitja: Tunden të bardhat e vezëve me mikser derisa të bëhet një shkumë e dendur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe i shtohet brumit duke e përzier nga pak me lugë. Pastaj, i shtohet margarina e shkrirë dhe e ftohur dhe përzihet prapë. Masa qitet në tepsi dhe futet në furrë për t’u pjekur në 180 gradë Celsius.

Filli: Shkrihet çokollata dhe ajka tundet në një masë të dendur. Ajkës i shtohet çokollata e shtrirë dhe e ftohur dhe përzihen me mikser.
Torta pritet horizontalisht në dy pjesë (me pe) dhe lyhet në mes, përmbi dhe anash me kremin e përgatitur.
Zbukurohet sipas dëshirës.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.