MЁNYRA E ABDESIT

 
Emrat e bukur tė Allahut tė pėrmendur dhe vėrtetuar nė hadith PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė. 17 dhjetor 2008
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
 
79. EL VITR (Tek):
“Allahu është tek dhe e do tekun.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

80. EL XHEMIL (I Bukur):
 “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë.” Shënon Muslimi.

81. EL HAJIJJ (I Turpshmi).

82. ES SETIR (Mbuluesi):
“Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin.”
Sahih, Shënon Ebu Daudi.

83. EL MUKADIM (Nismëtar).

84. EL MUAHIR (Paslënësi): “Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës.” Shënon Buhariu.

85. EL MUSAIR (Kontrolluesi).

86. EL KABID (Shtrënguesi).

87. EL BASIT (Dhënësi):
“Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

88. ED DEJAN (Shpërblyesi):
“Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë: ‘…Unë jam  Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi’.”  Shënon Buhariu. 

89. EL MENAN (Dhurues):
’’Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

90. EL MALIK (Sundues):
“Nuk ka sundues pos Allahut.” Shënon Buhariu.

91. EL MUHSIN (Bamirës):
“Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” Sahih, shënon Abdurrezaku.

92. ESH SHAFI (Shëruesi):
“…Shëro, Ti je Shëruesi.” Shënon Buhariu.

93. ER REFIK (I Butë):
“Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

94. EL MU’TI (Dhënësi):
“Allahu është Dhënësi unë jam Kasim.”

95. ES SEJID (Zotëri):
“Allahu i lartësuar është Zotëri.” Shënon Ebu Daudi.

96. ET TAJIB (I Mirë):
“Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” Shënon Buhariu.

97. EL HAKEM (Gjykuesi):
“Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.

98. EL XHEVAD (Fisniku):
“Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë.” Sahih el Hulije.

99. ES SEBUH (I Madhërishmi):
“I Madhërishëm, i Shenjtë, Zot i engjëjve dhe Shpirtit.” Shënon Muslimi.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.