MЁNYRA E ABDESIT

 
Emri mė i madh i Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė. 17 dhjetor 2008
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.   

Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë se disa njerëz mendojnë se emri më i madh i Allahut është prej emrave të bukur të Allahut dhe atë nuk e di, përveç atë që e ka veçuar Allahu me keramete (gjëra të jashtëzakonshme) dhe ky, pa dyshim, se është mendim i gabuar, ngase Allahu i Lartësuar na ka nxitur në njohjen e Emrave dhe Cilësive të Tij dhe ka lavdëruar atë që i mëson, kupton dhe e lut Atë me lutje adhurimi (ibadeti) dhe lutje kërkimi. E, padyshim, se emri më i madh është prej tyre e Allahu është Bujari i Cili bujaria dhe fisnikëria e Tij janë të paskajshme dhe Ai e do bujarinë nga robërit e Tij. Bujaria më e madhe e Tij është dhënia mundësi robërve për njohjen e Emrave dhe Cilësive të Tij të Larta. Mirëpo e vërteta qëndron në atë se të gjitha Emrat e Allahut janë të bukur dhe secili prej tyre është emër i madh, por emri më i madh është çdo emër njëjës apo i shoqëruar me ndonjë tjetër, nëse aludon në të gjitha cilësitë e Qenies dhe veprave të Tij, ose tregon domethënien e të gjitha cilësive të Tij, si p.sh: Emri Allah është emër përmbledhës i të gjitha domethënieve të fjalës “uluhije” (të adhuruar), e ato janë të gjitha cilësitë e plotshmërisë.

Po ashtu emri “el Hamid - el Mexhid “, emri el Hamid (Falënderuesi) është emër i cili tregon për të gjitha falënderimet ekzistuese për Allahun; el Mexhid i cili tregon për cilësitë e madhështisë dhe lartësisë e të përafërt me këtë janë edhe emrat el Xhelil, el Xhemil, el Ganij, el Kerim.

Po ashtu si: el Haj (I Gjalli) el Kajum (Mbikëqyrësi), i Gjalli është Ai që ka jetë të plotë, madhështore, përmbledhëse e të gjitha domethënieve të Qenies, Mbikëqyrësi i përjetshëm dhe i përhershëm është Ai i cili qëndron me vetveten dhe nuk ka nevojë për askënd nga krijesat e Tij dhe ka bërë të qëndrojnë të gjitha që ekzistojnë; është emër që hyn në të të gjitha cilësitë e veprave.

Si fjala: “O Ti që të takon madhështia dhe nderi”; madhështia është cilësi për madhërinë, lartësinë dhe plotshmëritë e ndryshme, ndërkaq el ikram (nderi) që meriton dashuri dhe nënshtrim të pafund nga robërit e Tij.

Në Sunen thuhet se i Dërguari i Allahut ka dëgjuar një njeri duke thënë: “O Zot, të kërkoj se vërtet unë dëshmoj se Ti je Zot nuk ka zot përveç Teje, je i Vetmi, të gjithë njerëzit kanë nevojë për Ty, që nuk ke lindur e as që lind dhe askush nuk të është i barabartë”. Atëherë tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, vërtet e ke lutur Allahun me emrin e Tij më të Madh më të cilin nëse i lutet përgjigjet dhe nëse i kërkohet jep”.

Po ashtu hadithi tjetër kur një njeri lutej duke thënë: “O Zot unë të lutem se vërtet Ty të takon falënderimi, nuk ka Zot përveç Teje. Dhënës, Krijuesi i qiejve dhe tokës Ty të takon madhështia dhe nderi, o i Gjallë! O Mbikëqyrës! Atëherë i dërguari i Allahut tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, e ka lutur Allahun me emrin e Tij më të Madh”.

Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë se emri më i Madh i Allahut është në këto dy ajete: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”. Dhe “Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm”. Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. 

 


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.