MЁNYRA E ABDESIT

 
Kushtet e pranimit tė Emrave tė bukur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė. 17 dhjetor 2008
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Nga kushtet e njësimit është edhe vërtetimi i tyre në tekst kuranor apo sunet profetik, përderisa nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ndonjë hadith për përcaktimin e tyre, ndaj për njësimin e tyre patjetër duhet të ekzistojë tekst kuranor apo hadith i vërtetë. Ky kusht është marrë nga fjala e Allahut: “Allahu ka emrat më të mirë”. Shprehja emrat tregon se ato janë prezentë, ngase nyja shquese el këtu tregon shquarsinë, pasi që kërkohet nga ne njësimi i tyre e jo prejardhja. Kështu që, njësimi nuk mund të bëhet përveç për atë që ekziston dhe është e shquar andaj kjo nuk mund të mësohet vetëm se me tekst kuranor apo hadith profetik. Ibn Tejmije thotë: “Emrat e bukur të njohur janë ato që kanë ardhur në Kuran dhe Sunet”.

2. Kushti i dytë është që emri të jetë i përveçëm, ndaj kushtëzohet në njësimin e tyre që emri që vjen në tekst të jetë për qëllim i përveçëm dhe dallues me veçoritë e emrit të cilat janë të njohura në gjuhë. Ibn Tejmije thotë: “Emrat e bukur të njohur janë ato me të cilat thirret Allahu me ata.” Kështu që shumë emra të njohura në gjuhën e njerëzve në realitet ato janë veçoritë e foljeve e nuk janë emra, e kjo është në kundërshtim me atë që është konsensus në mes të selefëve se emrat e bukur janë ‘teufikije’.

3. Kushti i tretë është përgjithësimi. Të vijë emri në mënyrë të përgjithshme duke mos e veçuar apo lidhur në mënyrë që të tregojë lavdërim në vetvete, ngase lidhja dhe veçimi konsiderohen nga mirësia dhe bukuria, varësisht nga sasia e asaj që është lidhur e Allahu i Lartësuar ka përmendur Emrat e Tij me pafundësi për nga bukuria e ka thënë: “Allahu ka emrat më të mirë”. Do të thotë: bukuri e pakufizuar. Ibn Tejmije thotë: “Emrat e bukur të njohura janë ato të cilat tregojnë lavdërim në vetvete”.

4. Kushti i katërt. Emri të përmbajë cilësi ndaj patjetër emri duhet të jetë në pajtim me atë që është emërtuar, ngase Allahu na ka sqaruar se Emrat e Tij janë emra dhe në vete përmbajnë cilësi ndaj dhe ka thënë: “Thuaj: ‘Thërrisni: Allah ose thërrisni Er Rahman, me cilin do që ta thërrisni (me këta dy emra)’. Emrat e Tij janë më të bukurit”. Isra, 110. Ndaj çdo gjë që nuk tregon për cilësi që ka të bëjë me Qenien e Allahut nuk konsiderohet si emër.

Shembull për këtë kemi siç ka ardhur në hadithin kudsij: “Unë jam koha”. Kështu që koha është emër, mirëpo nuk bart kuptimin e Emrave të bukur, pasi në realitet është emër për kohën.

5. Kushti i pestë. Që cilësia për të cilën tregon emri të jetë në shkallën më të lartë të bukurisë dhe përsosmërisë, në mënyrë që mos të jetë kuptimi i shprehjes në rast të veçimit të shprehjes i ndarë në plotshmëri apo mangësi apo të përmbajë diçka që llogaritet nga bukuria.

Kështu që, dijetarët islam kanë nxjerrë çdo emër i cili nuk pajtohet me kushtet e sipërpërmendura të cilat janë të njohura tek njerëzit, janë nga shtesat që i ka futur Uelid bin Muslim në përmbledhjen e Tirmidhiut dhe numri i tyre është njëzet e nëntë e ato janë: Përulësi i jobesimtarëve, Lartësuesi i besimdrejtëve, Ngritësi i të udhëzuarve, Nënshtruesi i të lajthiturve, i Drejti, Fisniku, Ringjallësi, Gjithënjohësi i krijesave, Nismëtari i çdo gjëje, Rikrijuesi, Jetëdhënësi, Jetëmarrësi, Kreatori, i Nderuari, Udhëheqësi, Ndëshkuesi i të padrejtëve, Atij i takon madhështia dhe nderi, Drejtësidhënësi, Tubuesi i krijesave, Pasuridhënësi, Privuesi i çdo gjëje, Krijuesi i së keqes, Krijuesi i së mirës, Dritë, Udhëzuesi, Shpikësi nga asgjëja, i Përhershmi, Frymëzuesi dhe Duruesi.   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.