MЁNYRA E ABDESIT

 
Emrat e Allahut janė teufikije PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eseraxh   
e mėrkurė. 17 dhjetor 2008
 (Të përkufizuara brenda kornizave të sheriatit)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Qëndrimi i Ehli Sunetit dhe xhematit rreth emrave të Allahut është se ato janë ‘teufikije’ dhe nuk është i lejuar emërtimi i Allahut të Lartësuar me atë që nuk kemi tekst për të.

Ngase  emrat e Allahut të Lartësuar janë nga çështjet e gajbit (fshehtësisë), të cilat është e pamundur njohja e tyre, vetëm se përmes profetëve, të cilët Allahu u ka treguar çështjet e fshehtësisë vetëm për ato që Ai do, e pastaj ata ua komunikojnë njerëzve, ndaj këtu nuk është e lejuar analogjia (kijasi) ose ixhtihadi, pasi ky është një prej kapitujve që nuk është i lejuar në të ixhtihadi.

Ebu Sulejman Hatabi thotë: “Nga dituria e këtij kapitulli do të thotë se Emrat dhe Cilësitë dhe çka kanë të bëjnë me dispozita të tyre dhe me kushtet, të gjitha këto, nuk duhet të tejkalohen, por janë ‘teufikije’ e as nuk përdoret analogjia (kijasi).”

Kështu që ‘Bujari’ nuk është e lejuar të krahasohet me të Dorëliri, Dorëhapuri edhe pse janë sinonime (të përafërta në kuptim) ngase emri ‘Sehij’ Dorëhapur, Dorëlir nuk është përmendur ashtu siç është përmendur ‘Xheuad’ Bujari, pastaj Dorëliri, Dorëhapuri është vënë për butësi.

Po ashtu, në Emrat e Allahut ka ardhur emri ‘Kauij’ i Forti dhe nuk krahasohet me të i Fuqishmi edhe pse janë të përafërt në përmbajtje dhe kuptim, po ashtu nuk krahasohet i Plotfuqishmi me ndonjë sinonim tjetër.

Nga Emrat e Tij është edhe i Gjithëdijshmi e nga cilësitë e Tij është dituria, ndaj nuk duhet krahasuar me ato e ta emërtojmë me Njohës, ngase nga njohja rezultojnë shkaqet përmes të cilave arrijmë tek dituria e një gjëje.

Emrat e Bukur të Allahut mund të vijnë në njëjës, por mund të vijnë edhe të shoqëruara me ndonjë emër tjetër e këtë e vërejmë shpesh tek Emrat e Bukur dhe nga kjo rezulton se Allahut i takon plotshmëria nga njëjësi i dy apo më shumë emrave dhe plotshmëria me rastin e bashkimit të dy apo më shumë emrave.

Ka nga Emrat e Tij që nuk mund të vijnë vetëm se në krahasim me emrin tjetër, pasi e tërë plotshmëria reale e Tij është në bashkimin e tyre. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.