MЁNYRA E ABDESIT

 
Koha-kapitali kryesor i njeriut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 15 dhjetor 2008



A e ke llogaritur ndonjëherë veten dhe kohën tënde, ditët e tua, netët e tua ?








Koha është element shumë i rëndësishëm me të cilin besimtari/besimtarja e fiton dynjanë dhe ahiretin. Koha është kapitali kryesor i njeriut. Allahu nga drejtësia dhe rahmeti i tij i ka bërë të gjithë të barabartë në këtë kapital. Allahu, jo në  pak vende në Kur’an, e përmend kohën dhe betohet në të, nganjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë sic eshte ne suren “Aser” e në disa raste në pjesë të kohës si p. sh. “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë, pasha ditën kur ajo shkrepëtinë!” “Pasha agimin! për të treguar se të gjitha pjesët e kësaj kohe janë mundësi e fitimit, o robër të Allahut. Madje e ka bërë kohën shkak që përmes saj të fitojmë dhe në anën tjetër e ka bërë edhe një nga pyetjet themelore që do të pyetemi për të në Ditën e Gjykimit para Allahut. Tirmidhiu ka transmetuar se pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
Nuk ka mundësi të lëviz këmba e robit në Ditën e Gjykimit derisa të  pyetet për katër gjëra: për jetën se ku e ka kaluar, rininë se si e ka kaluar, pasurinë e tij si e ka fituar dhe si e ka harxhuar dhe me diturinë si ka punuar.”

Allahu është betuar në kohën në suren  duke thene “Asr” duke thene

Pasha kohën! Nuk ka ka dyshim,se njeriu është në humbje të sigurtë.
Me përjashtim të atyreqë besuan, që bënë vepra të mira, që
porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan
njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”
(Asr, 1-3)
Me të vërtetë njerëzit janë në humbje, ngaqë nuk e kanë kuptuar këtë betim madhështor të  Allahut. Ata që e kanë kuptuar janë pakicë andaj e kanë shijuar ashtu sikur duhet.

Thote Allahu ne Kuran: “A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do
të ktheheni ju te Ne ? I lartë është Allahu , Sunduesi i vërtetë, nuk ka
Zot tjetër pos Tij , Zot i Arshit bujar.
“ (Muminun, 115-116).
Ti që je krijuar vetëm për adhurim , o Ti që je krijuar për ruajtjen e kohës me Allahun,  ti që je krijuar për një amanet të madh, a e ke llogaritur ndonjëherë veten dhe kohën tënde, ditët e tua, netët e tua ?

Nëse i kthehemi jetës së selefit do të vërejmë një angazhim që për neve është imagjinues për atë se si e kanë kuptuar selefët elementin e kohës, si kanë insistuar që të fitojnë sa më tepër nga kjo begati.

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë e urrej
njeriun e lirë kur e shoh që nuk punon as punë të dunjasë, as punë të ahiretit.”

Amir Bin Kajsi,derisa ishte duke ecur, një njeri e ndalë dhe i thotë: 
“Dëshiroj të flas me ty.” Amiri i thotë: “Ndale diellin!” Pra, Amiri ka 
pasur për qëllim ndaljen e kohës,sepse nëse do të ndalej koha do të 
ndalej edhe vetë, sepse nuk ka dëshiruar të shpenzojë kohë pa nevojë.
Shikoni pra se çfarë rëndësie i ka dhënë kohës.

Hasan El Basriu ka thene:"Po të ishte e mundur që koha të ishte 
mall tregtie dhe të mund te blihej,tërë pasurinë do ta kisha shpenzuar 
për të blerë kohë të lirë."

Allahu i Madhërishëm na ka begatuar me begati të shumta, si: shëndeti, pasuria, etj. Të gjitha këto begati Allahu ka mundësi me na i marrë dhe të na i rikthejë prapë. Mirëpo koha ka një veçori të veçantë se ajo që shkon nuk mund të kthehet më kurrë përveçse në Ditën e Gjykimit kur kthehet në cilësinë e dëshmitarit qoftë për ty ose kundër teje. Pra, nuk ka mundësi të kthehet më në cilësinë e shfrytëzuesit.

Neve na mbetet qe që ta shfrytëzojmë  dhe garojme me kohën në atë që është i kënaqur Allahu e mos ta humbim atë kotë e të na bëhet argument kundër nesh në Ditën e Gjykimit.

”Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhenetin që gjerësia 
e tij është si gjerësia e qiellit dhe tokës, i përgatitur për ata që i besuan 
Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e Allahut që ia jep kujt 
të dojë, e Allahu është dhurues i madh.”
 (El-Hadidë, 21)
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.