MЁNYRA E ABDESIT

 
"Farzi i Allahut xhe-le shanehu - Shamija" PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 14 dhjetor 2008



A njihni lotët e gëzimit ...
 






Sahere jam rrëuar si guri nga lartësitë jam cikrruar e thyer në maje të shpresës shumë poshtë kam rënë në thellësitë e lymit të kujtesës.
Valë të reja kam pritur të më hedhin në bregdetin e pashmangshëm të lirisë ku dielli të than në çdo faqe nga një pikë loti të rëndë.
Jam zgjuar këmba-këmbës dhe kam ecur drejtë rërës së imët që humb ndër gishtërinjë dhe jam kthyer në shtepi kokëulur dhe me lakmin ndër sy se pranë meje kalonte ëndrra e gjallëruar në dike tjetër që do të doja të isha unë....para një viti imagjinova një ese që veshtire te mos mendoja se tashmë po arrij Mont Everestin plotë frymë të përgjysmuar. Para meje kishin arritur zërat e shumë femrave në Islam te cilat më uronin nga largë "Selam Alejkum ,motra ynë".I thash në heshtje "Alejkum Selam" se edhe po të përgjigjesha atëherë  isha shume largë ngjitjes shkallë-shkallë e me shpirtin tim e vetme.Ndoshta sdo të harroja asnjëherë gjelbrimin që pashë edhe pse nuk shkela aty pari "life" kisha pas planifikuar  gjithqysh vec sa të fryej një erë....të vie era bile......heheheh...ajo erdhi elhamdulilah nje ditë kur nuk e prita kur mendova ta shuaj dritën në muzgun e mbrëmjes....por diqka më tha ndize ..ndize driten se tash të nevojitet pishtari i ndritshem...edhe elhamdulilah ra drita...ra fjala e përmallshme ...u hap zemra plagosur...u leshuan mijëra lotë të pastrehë në siperfaqe të fëtyres  per pak meshirë pak mëshire O Zot thash,afër të kam, të lutem më dhuro nga ana jote,më dhuro....!
Tingëlloi si dorëzim ndaj armikut në luftë,valvita flamurin e bardhë se sot kërkova paqe me të e nuk erdha me armë në dorë ......unë asnjëherë nuk ua ktheva fytyrën atyre që më luhatën në krahë me vite të tëra më mbajtën të fshehur në gjiun plotë dashuri prindërore.Sdeshta të bëhem e huaj apo t'iu kthej me shkelm mirësite, por Krijuesi im më thërret në atë që ka urdhëruar e urdhëri i tij është mbi të gjitha.E valle çdo të them në diten kur nuk do të më njihni e nuk do t'iu njohë  perveç përuljes para Madhërisë së Tij?

Allahu ju faltë o prinderit e mi,e paqja qoftë mbi ne nën hijen e arshit të Allahut Fuqiplote se Ai është El-Besir(Vështruesi) Es-Semiu (Dëgjuesi) dhe El-Affur(Mëkatfalësi).
 
Ja eseja qe shkrova një verë atëherë kur shënova vertikalen e parë të dëshirës farë të hedhur ne vendin e zemrës.
Në mbrëmje u zgjua një erë e ngrohtë verore që valviste petkat prej arit të vashës e cila me shikimin e përulur vazhdonte hapat e ngadaltë sikur të ishte shtruar rruga me petale lulesh shumëngjyrshe përreth gurëve të argjendtë e të vockel sa kokrrat e qershisë.Qielli mbi kokën e saj ishte ngjyrosur në të kuqëlimtë i shkrirë në ngjyrë vjollce si të ish  një kompozim i piktorit gjenialë i hedhur mbi pëlhurën e bardhë.Mu në mes atij horizonti shkëlqyes krijesa vazhdonte rrugën duke ia vjellur pamjen mahnitëse gjithçka përreth saj.
Flladi tashmë ishte lëshuar deri  nën këmbët e mija të cilat mbi pllakat ende të ngrohta prej graniti duronin që në mes të gishtërinjeve  të depërtonte një përkdhelje e herëpashershme me të ftohtë që më tepër më bënte  të ndrroj  pozicionin mbi sipërfaqen e lëmuar sesa të më  mbinin nga harresa duke u humbur nga shikimi i galaksionit të largët të yjeve.
Balkoni përballë rrugës kryesore ishte bërë tashmë një vendqëndrimi tradicional i imi si njëlloj observatoriumi i padukshëm për tu drejtuar sa herë që kërkoja drejtë qiellit të amshueshëm të bëhesha një ditë një e cila vertetë shkel me krenari këtë tokë ,një e cila me krenari thith këtë ajër duke ditur kujt ti drejtohem për falemnderim.
A njihni lotët e gëzimit ,kur zbret një qetësi në zemrat tuaja dhe ju thuani sikur do ta kisha dikend pranë afër ta ndaja këtë ndjenjë,ta shpërndaja e spërkatja atë në çdo fëtyrë te secilit ,në sytë e secilit....


               

                                    Shkruar nga një motër në Islam 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.