MЁNYRA E ABDESIT

 
Vaji i nėnės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e enjte. 11 dhjetor 2008



Kur nga unë u ndave, mirë a u mendove?
Me sy të përlotur më le dhe u largove...
Ti ike, o bir!
Një jetë të re fillove,
që le dikë të thyer,
s’pyete, po u largove.
Në moshën e rinisë, që ke nënë harrove!
Më harrove, o biri im!
Nga kjo jetë, keq u mashtrove.
Harrove...
Që dikush me dashuri të madhe të lindi...
E me plot vështirësi si fëmijë pa baba të rriti.
Sa vuajtje e lot, për ty i përjetova.
Që të jesh krenar, unë gjithmonë u mundova.
Po ti djali i nënës për mua a mendon?
Vuajtjet e mia ndonjëherë a i kujton?
Sa vite i kalova pa të pa me sy.
Pse o biri im, mua më le në vetmi?
Me mall e kujtoj kohën, kur ti ishe fëmijë!
Sa e lumtur isha kur të mbaja në gji!
Por...
Ti shpejt më harrove.
Së paku një copë letër për mua s’e dërgove...
E unë prejse shkove ti, kam mbetur si e shkretë.
Çdo ditë që e kaloj, loti si ngushëllim mua më shoqëron.
I lutem Allahut çdo natë pa u ndalur,
që të ruaj ty, o bir nga çdo rrezik.
Të ruaj, të udhëzoj,
 nga dënimi i Tij lutem të të shpëtoj!


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.