MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn ta pranoj dhuratėn... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 10 dhjetor 2008

Pyetje:
Selam alejkum! 
A bën ta pranoj dhuratën nga një e afërme e cila ja merrë paratë burrit të
saj tinëz, por në anën tjetër ajo posedon edhe para të veta?


Përgjigje:
Ve alejkum selam!

Përderisa e afërmja e juaj ka edhe mjete të vete monetare, ju mund ta merrni dhuratën e saj dhe nuk obligoheni aspak ta pyesni për burimin e atyre mjeteve. Pra pranojeni dhuratën e saj dhe përdoreni atë derisa keni nevojë. Në anën tjetër, pasi që e dini se ajo i merr burrit të vet para tinëz duke mos i treguar as më vonë, këshillojeni atë të afërme që mos të veprojë ashtu, sepse nuk i lejohet që burrit t’ia merr paratë pa e pyetur paraprakisht, sepse nuk i takon një gjë e tillë!

Allahu e di më së miri!


                                  Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.