MЁNYRA E ABDESIT

 
Vetėvrasja a ėshtė Kader i Allahut? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 10 dhjetor 2008
Pyetje:
Selamu alejkum desha të bëjë një pyetje kur ne të gjithë besimtaret
e dim se vdekja është caktim i Allahut por kur bëhet fjalë për vdekjet
p.sh. që e varrin veten këto vdekje nuk i do Allahu, a janë edhe këto
caktim i  Allahut apo si ....  Disa fjalë hoxh i nderuar nëse keni mundësi
rreth kësaj pyetje we selamu alejkum we rahmetullah we bereketuhu!


Përgjigje:
Ve alejkumus selamu we Rahmetullahi we berekatuhu!

P
adyshim se prej bazave të besimit islam është edhe besimi në Kaderin, se çdo gjë që ndodh në këtë gjithësi e mirë apo e keqe, ndodh me caktimin paraprak të Allahut.

Askush prej krijesave, pra as të dërguarit e Allahut nuk kanë qasje në Kaderin e Allahut. Edhe pse çdo vepër e jona nuk kalon vullnetin dhe caktimin e Allahut, ne nuk e bëjmë atë vepër pse është Kader, pasi atë as nuk e dimë e as nuk kërkohet nga ne që ta dimë, por e bëjmë si rezultat i përcaktimit tonë të lirë. Andaj Allahu i Madhërishëm ka përcaktuar ligjet e natyrës se si ne duhet të sillemi dhe ka shpallur Islamin që ne të sillemi në përputhshmëri me mësimet e tij. Vdekja padyshim është e caktuar, por vrasësi dënohet pasi shkel të drejtën për jetë që e ka përcaktuar Allahu. Pastaj Allahu ka përcaktuar çdo detaj të jetës duke përfshirë edhe mënyrat e vdekjes, ku p.sh. vetëvrasjen e ka ndaluar. Njeriu para Allahut përgjigjet për shkeljen e atij ligji të natyrës që Allahu e ka përcaktuar, sikundër shpërblehet për përfilljen e atyre urdhrave që i ka urdhëruar. Në të dyja rastet njeriu vepron në përputhshmëri me Kaderin, por shpërblehet apo ndëshkohet si rezultat i përzgjedhjes së tij të veprës së mirë apo të ligë, pasi ai nuk e ka ditur Kaderin dhe ka qenë i lirë në zgjedhjen e tij të së mirës apo të keqes.

Allahu e di më së miri!


                                     Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.